Dėshtimi i Shqipėrisė gjermane
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Dėshtimi i Shqipėrisė gjermane  (Lexuar 5710 here)
irriducibile
Vizitor
« : 21/05/09, 04:04 »
0

Dėshtimi i Shqipėrisė gjermane
 
Historiani amerikan, Bernd J. Fischer, shqyrton rishtas veprėn "Shqipėria gjatė luftės, 1939-1945". Ai konfirmon se pushtimi nazist nuk ishte aspak tradicional dhe, nga ana tjetėr, pėrgatiti ngritjen e Enver Hoxhės dhe tė komunistėve


Gjermanėt hynin nė Shqipėri nė vjeshtėn e parė tė '43-shit dhe pak besonin se do ta fitonin luftėn. Por, po pushtonin njė vend qė nuk e njihnin. Ēfarė politike do tė ndiqej nė njė vit e pak pushtim, qė nuk ishte aspak njė pushtim tradicional?


Historiani amerikan, Bernd J. Fischer, nė konferencėn e djeshme nė Tiranė, me temė "Synimet e Gjermanisė Naziste nė Shqipėri, 1943-1944", tha se nuk ka sjellė asnjė dokument qė tė pėrbėjė lajm pėr historianėt shqiptarė (apo pėr tė pėrditshmet qė, sipas mėnyrės sė tyre, u intereson lufta). Me hapjen e disa arkivave pasi libri i tij ishte botuar (viti 2000), ai ka rishqytuar materialin, i ka bėrė njė kontroll mė tė kujdesshėm dhe pėr kėtė u ėshtė referuar arkivave amerikane, arkivave tė Uashingtonit. Sepse procesi i shkrimit tė historisė ėshtė pėr Bernd Fischer-in "njė proces in continuum". Nė kėtė mėnyrė, ky historian mendjekthjellėt kėrkon ta ndriēojė tė vėrtetėn nė vazhdimėsi.


Ku qėndron e reja? Tek periodizimi qė i bėn ai politikės gjermane nė njė vit pushtim, konkretisht i asaj politike qė u ndoq nga afėr nga Hermann Neubacher, pėrfaqėsuesi i Ribbentropit pėr Europėn Juglindore dhe pėrfaqėsues i Hitlerit nė Ballkan pėr ēėshtjet ekonomike. Qysh nė shtator tė '43-shit do tė vinte nė Tiranė pėr tė shėnuar nisjen e zbatimit tė politikave tė pushtimit, "njė pushtim i ēuditshėm", qė sugjeronte Shqipėri tė pavarur dhe asnjanėse. Fischer-i pohon se faza e parė kishte pėr qėllim krijimin e aparatit qeveritar, duke bashkėpunuar me klasėn e politikanėve dhe intelektualėve vendas.


Shqipėria do tė udhėhiqej nga njė regjencė, nė tė krye tė sė cilės u vendos Mehdi Frashėri, njė figurė shumė e rėndėsishme, portretin e tė cilit Fischer-i e skicon me dashuri, dhe diku e quan "hidhėrimi i Neubacher-it". Frashėri kėrkon qė tė njihet asnjanėsia e plotė e Shqipėrisė, por Neubacher pranon asnjanėsinė "relative" dhe sovranitetin "relativ".


Krejt ndryshe nga fryma e mbajtjes sė krahut tė njėrės palė apo pale tjetėr, siē ka ndodhur dhe ndodh nė historiografinė shqiptare, Fischer-i shpreh respekt pėr intelektualėt dhe nacionalistėt qė, duke u ndodhur dhe duke u afruar pranė politikės sė pushtuesit, kishin pėr qėllim tė bėnin mė tė mirėn. Pėr rastin e Mehdi Frashėrit u referohet shpjegimeve qė kishte dhėnė nė njė pamflet tė botuar nė Tiranė pėr detyrėn qė kish marrė pėrsipėr: druante se mos qėndresa ndaj gjermanėve dhe konflikti nė ashpėrsim e sipėr midis Ballit Kombėtar dhe Lėvizjes Nacionalēlirimtare, mund ta dobėsonte Shqipėrinė deri nė atė pikė sa tė bėhej pre e shteteve fqinje.


"Ēdo grup u afrua me gjermanėt nė emėr tė nacionalizmit. Roli i autoriteteve vendore ishte shumė i rėndėsishėm. Gjermanėt ishin tė kujdesshėm pėr tė zgjedhur figura vendase, me tė cilėt mund tė punonin", - shpjegon Fischer-i. "Dhe kėta ishin njerėz qė kishin brenda zemrave tė tyre dėshirėn pėr mė tė mirėn e Shqipėrisė. Gjithė pėrpjekja e autoriteteve lokale ishte qė tė shpėtonin ēfarė mund tė shpėtohej. Nacionalistėt pėrfaqėsonin "the old tradition" dhe ata donin tė ndalonin masakrat qė kishin ndodhur nė vende tė tjera. Kurse pėr sa i pėrket anės sė tyre politike, ajo ishte e gjitha nė disfavor tė tyre".


Ajo qė Fischer-i e quan faza e dytė e vendimeve tė Neubacher-it, kishte tė bėnte me rimėkėmbjen e ekonomisė, reformėn agrare dhe krijimin e njė force ushtarake. Asnjė nga kėto pika tė programit nuk funksionoi mirė dhe "kėtu shoh zbehjen e politikės paqtuese tė Gjermanisė". Po ashtu, edhe pėrpjekja pėr tė pėrfshirė shqiptarėt si trupa ndihmėse nėn komandėn e gjermanėve, gjė qė nuk pėrputhej me pavarėsinė relative tė Shqipėrisė, nuk funksionoi siē pritej.


"Krijimi i divizionit tė SS "Skanderbeg" nė Kosovė, i ekspozoi gjermanėt pėr atė qė ishin, pra, pushtues, kurse pavarėsinė e Shqipėrisė si fasadė. Nė kėtė mėnyrė, edhe politikanėt kolaboracionistė po humbitnin pėrkrahjen e njerėzve", - theksoi dje historiani amerikan.


Megjithatė, deri nė gjysmė tė pushtimit, Shqipėria prodhoi pak fanatikė tė nazizmit. E ndėrsa ky i fundit u ndesh me hezitimin e elitės pėr tė qenė partnere e gjermanėve, Fischer-i sheh si pėrjashtim nga ky rregull shqiptarėt e Kosovės. Edhe propaganda qė ishte pėrdorur qysh para pushtimit, traktet qė hidheshin nė popull, "njoftonin" se gjermanėt synonin t'i mbronin shqiptarėt nga armiku, nga Italia fashiste dhe nga komunizmi. Nė krye tė entuziazmit qė kishte krijuar pėrshtypjen se me ardhjen e gjermanėve kishte tė ngjarė tė krijohej "Shqipėria e madhe" nga bashkimi me Kosovėn, qėndronte lideri i shqiptarėve atje, Xhafer Deva.


Neubacher-i dhe politika e tij dėshtoi dhe me qeverinė e Rexhep Mitrovicės, e cila kishte humbur besimin tek gjermanėt. Prova pėr integrimin e zogistėve nė pushtet dhe ardhja e qeverisė me Fiqri Dinen Kryeministėr, shėnojnė fazėn e fundit tė qeverisjes nėn pushtimin gjerman. "Asnjė nga kėto regjime s'ishte nė gjendje tė krijonte forca ushtarake pėr tė sfiduar partizanėt", - thekson Fischer-i.


Si rezultat, nė pak mė shumė se njė vit pushtim ka humbje nė njerėz, vendi ėshtė shkatėrruar, ekonomia shqiptare bie nė kolaps, shtoji kėsaj edhe grabitjen qė gjermanėt u bėnė rezervave tė arit shqiptar. Por, rezultati mė i rėndėsishėm i kėtij pushtimi, sipas Fischer-it "ėshtė kontributi qė dha nė ngritjen e Enver Hoxhės dhe tė komunistėve". Prandaj ka shumė rėndėsi njohja e Shqipėrisė gjatė luftės, sepse finalja e saj shėnoi njė kthesė marramendėse pėr popullin shqiptar, pėr 45 vitet e ardhshėm.

Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: