Omar Khajam " RUBAIRAT"

Omar Khajam " RUBAIRAT"

<< < (2/7) > >>

arupushe:
41
O ti mbi Dhe m'e zgjedhura Selvi,
M'e shtrenjtė je se shpirt dhe syt' e mi:
Gjė mė tė ēmuar se sa jeta s'ka;
Njė qind herė mė e ēmuar mė je ti!


42
Si nė mėngjes burbuqi i vesuar
Me rrezet buzėqesh i ngushėlluar,
Mė ndrit me gas fytyra e pėrlotur
Kur zemrėn ti ma ngroh me syt' e shkruar.


43
Ti, qė me faqe Rrushin e kapėrcen,
Dhe qė me zė Bilbilin e gėnjen,
Njė sy i luan Mbretit t'Babilonės
Dhe mbretėresh' e kulla ia rrėmben.


44
Pėr ty bėj be tė hedh nė det dhe nderin;
Nė shkelēa fjalėn, shkelmin nem dhe vrerin:
Nė mos mjaftoftė jeta ime e zezė,
Laj borxhin nė tė Funtmin Gjyq me Ferrin.


45
Sa kohė munt, e Dashur, ngushėllomė,
Nga barr' e vrerit zemrėn lehtėsomė;
Se bukuria jote s'rron pėr jetė;
Shpejt! Nesėr zbresim qė tė dy nė Llomė.


46
Me buzėt gjak, Sirenė, dehm' e mpimė,
Me dhėmbėt e me thonjtė ēirm' e grimė:
Me krah' e me gėrshetė mbytm' e shtrimė,
Me syt' e tu tė zjarrtė tretm' e shkrimė!


47
Me Bukė sa pėr shpirt, me Hėn' e Zanė,
Me Ver' e Harp' e Vjersha dhe ty pranė
Nė Pjergull tė Gėrmadhės jam m'i lumtur
Se nė pallat a fron njė qint Sulltanė.


48
"Sa bukur tė jesh Mbret!" disa mendojnė;
"Sa ėmbėl nė Parajsė!" ca besojnė:
Ah, merr trumpetat e ler kusurin,
Daullet, pompat lark le tė gjėmojnė.


49
Nė botė kotėsira mos lakmo
Tė mirat e tė ligat ia harro:
Kthjelloje zemrėn si ky Qiell i kaltėr,
Si Yll mė ndrit, si Diell perėndo.


50
Shpirti pėr ku m'u bė prej Perėndie?
Pėr Qiell a Ferr? S'e di, po veresie
S'lė gas tė saktė, Ver' e Vajz' e Kėngė,
Pėr profka, ėndrra, prralla shenjtėrie.


arupushe:
51
Se save qė pėr Dhenė bėjnė rragė
Dhe save qė pėr Qiell hedhin flagė,
Nga Kull' e Natės Korbi u bėrtet:
"Tė ēmėndur! S'ka as lart as poshtė ēpagė!"


52
Me vajzėn nė prėnver' e nė lėndinė
Me Kėngėn, me Lahutėn, me Dollinė
Dėfrej: le tė mė shajnė; s'mė ha malli!
Kėtu e gjej Parajsėn, Perėndinė.


53
Me Ver' e Valle, me Huri - nė pastė,
Te vija nė lėndin' u shtri - nė pastė,
Dhe humbi fare Ferr'i zi - nė pastė,
Dhe ja, Parajsa na u gdhi - nė pastė.


54
Njė kupė Verė, mor Saki - ta puth!
Vajzėn e bukur si selvi - ta puth!
Atė gėrshet si lak tė zi ku kapet
I urti plak e djal'i ri - ta puth!


55
Nem kupėn dhe kėndo njė melodi,
Me Engjėj dhe Bilbilė simfoni:
Se Vera qesh, kėndon, kur rrjeth nga shishja
Dhe s'duhet pirė veē me brohori.


56
Me gjithė Trėndafijt' Irami u shua,
Qelqi magjik Xhamshid u ēduk nė prrua,
Po prapė Vreshta Rrush rubin na nxjerr
Dhe kopshti lulėzon ku rrjeth njė krua.


57
Shih, mijėra burbuqe lulėzojnė
Dhe erėt mijėra pėrdhe rrėzojnė;
Dhe ditėt qė na sjellin Trėndafilin
Xhamshid e Kaj-Kobad na i ēkallmojnė.


58
Po eni me Khajamin dhe ia shtroni
Dhe Kaj-Kobad e Kas-Khosro harroni:
Rustemi le t'ju ftojė nė kushtrim
E Taji nė zijafet, mos i dėgjoni.


59
Eja, mbush Kupėn e nė zjarr gėzimi
Vėrvit ēdo vrer e helm tė zi pendimi:
Se Shkab' e Kohės Jetėn na shkurton,
Dhe shih se sa shpejton nga fluturimi.


60
E Dashur, mbushma Kupėn qė kthjellon
Tė sotmen nga vreri q'ikėn, tmerr q'afron:
Po nesėr? nesėr ndofta fryra, humba
Nė shqotėn ku e djeshmja fluturon.


Madam Butterfly:
Cituar nga: arupushe ne 25/05/07, 10:10

31
Nga hidhėrim'i ndarjes jam pėrpirė,
Sa e sa herė zemra m'ėshtė grirė:
Ty natėn tė kujtoj e psherėtij,
Nga malli digjem, si qiriri kam shkrirė.


32
Kur s'dhėmp e s'shėmp nuk ėshtė Dashuri,
Pa Ferr s'gjen dot Parajsė dhe Huri:
Kur zjarr' e ke nė gji, me nat' e ditė
Sot ndrit me gas e nesėr ndes mė zi.



33
Te rrug' e Trėndafilit plot me gjėmba
Pikova gjak, u ēora dhe u shėmba:
Pa qindra plag' e ēpojtje s'qepeht krehri
Nė flokėt e sė Dashurės me dhėmba.


34
Zemrėn me sy e dashura ma ndes,
Zemraqiri me flakėn rron e vdes:
Te flak' e bukur zemraflutur turret,
Kurban e tėra digjet pa kujdes.


35
Me syrin bukuri e dritė ēpall,
Nė zemrėn Dashuri e zjarr mė kall:
Ti s'mė vė re aspak ose mė tall,
Kur unė pshėrtij pėr ty me mall.


36
Zefire, fryre, syri im tė pa,
Nga gjoksi zemra m'iku dhe mė la
Dhe dyke fluturuar pas tė ra:
Banesėn sot nė gjoksin tėnt e ka.


37
Selvia qė mė bėri skllav e mbret
Tani mė nisi prapė muhabet;
Mė qesh me buz' e sy, se shpirti i thotė:
"Bėje tė mirėn dhe e hith nė det".


38
E dashura shkėlqeu, mė vėrboi,
Zemra mė fliste gjuha mė pushoi:
Kush pa me sy torturė kėsisoj?
Nga etja u dogja, u shova mun te kroj.


39
Kush nė Gėrmadhen tė ka prurė, kush?
Kush ta ka ēfaqur natėn mirė, kush?
Kush tė ka fryrė tė mė ndezėsh furrė
Nga Dashuria tė sėmurė, kush?


40
Nė kėtė Dhe pa prehje, pa pushim,
Jam lodhur me kėrkim e udhėtim:
Tė bukur Qiparis si ti s'kam parė,
S'tė kapėrcen as hėna nė shkėlqim.





Ooooooo sa e bukur kjo mi! :)

arupushe:
61
Na fryri dita, mor Saki: sill Verė!
Jetėn s'e shohim pėrsėri: sill Verė!
Bota njė her' u mbyt nė kataklizmė,
Ashtu u mbytshim me Dolli: sill Verė!


62
U bėra prapė djal' i ri: sill Verė!
Kėrcej me flag' e lumturi: sill Verė!
S'ka gjė, nė qoftė e hidhur, mor Saki,
Si jeta ime nė Persi: sill Verė!


63
Sakinjtė derdhin Ver' e vala rrushi,
Nė zemra shuajn' afsh' e avull prushi:
Lavdi, o Zot, se dhe kėtė balsam
Qė na shėroi e me shėndet na mbushi.


64
Si merimanga vallė pse ta tjerim
Perin e Jetės, kur pastaj e ē’tjerim?
C'do tė fitojmė kur aspak s'e dimė
Frymėn qė marrim jasht' a do ta nxjerrim?


65
Nė Nishapur ose nė Babilon,
Me Kupėn qė tharton e ėmbėlson,
Fletėt e Jetės njė nga njė na bien
Dhe lėngu i saj pa reshtur na pikon.


66
Ah, mbushini Kupat! Zemra na thėrret,
Se Koha nėpėr kėmbė po na shket:
E djeshmja vdiq, e nesėrmja s'na gjen;
C'mėrziti kur e sotmja ka lezet?


67
Ditėn e shkuar fare e harro
Dhe pėr tė nesėrmen mos u mendo:
Gėzo njė ēast tė lumtur, faqebardhė,
Dhe Jetėn n'erė mos e shkatėrro.


68
Pėr nesėr mos u verdh sa pa e parė,
Tė sotmen e gėzo, mor djal' i mbarė:
Shpejt ikim nga ky Han e hasim shokėt
Qė shkuan shtatė mijė vjet mė parė.


69
Me Buzėt trėndafilen shtatselvi
Kėndo e nat' e ditė zbras Dolli:
Se nesėr Vdekja fryn, te ēthurr si lule
Dhe fletėt t'i pėrmbledh nė Dhe tė zi.


70
Tė shkuarat mos i kujto me lot
Dhe pėr tė pritmet mos u lodh mė kot:
Sa kohė nė luadhin je, kullot;
Nga drapr' i Vdekjes nuk shpėton dot.

Madam Butterfly:
Figura shumėdimensionale e poetit tė rubaive

Omar Khajam u lind nė vitin 1044 nė Nishapur, asokohe kryeqyteti i Khurasanit.
Ai njihet si simbol i persianėve. Megjithatė ekziston edhe mendimi se paraardhėsit
e tij (nga fiset arabe tė quajtura Khayyami) emigruan dhe u vendosėn nė Persi.
Omar Khajam u edukua nė Nishapur.

Pėrveē kėsaj, ai udhėtoi edhe nė shumė institucione me emėr asokohe nė lėmin
e diturisė, pėrfshirė kėtu atė tė Bukharasė, tė Balkh, tė Samarkandit tė famshėm
e tė Isfahanit. Pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij, ai e kaloi nė Nishapur
(ndodhet nė Azinė Qendrore). Omar al Khayyam ishte bashkėkohės i Nizam al Mulk
Tusi. Vdiq nė vitin 1123, nė Nishapur.

Omar al Khayyam (1044 - 1123): Fan Noli besohet se ka sjellė pėr herė tė parė
Khajamin nė shqip, por sot kanė dalė debate tė hapura, se vetėm Hafėz Ali Korēa
ka mundur tė sjellė njė version tė plotė e tė bazuar nga origjinali nė persisht i "Rubaive"
tė tij. Kėtė, madje, ky i fundit e pretendon vetė nė parathėnien e librit tė tij. Ato i kanė
sjellė nė shqip edhe Dhimitėr Shuteriqi e Vedat Kokona.

Baballarėt e gjyshėrit tanė, mė sė shumti e njohin si poet, por ai ishte edhe matematikan
e astronom i shquar, filozof dhe fizikan. Autori francez Bertrand Rusell, nė librin me titull
"Historia e filozofisė perėndimore", vė nė dukje se Omar Khajam (Omar Khayyam) ishte
i vetmi njeri, qė ai njihte, i cili ishte poet dhe matematikan nė tė njėjtėn kohė (megjithėse,
nė fakt, ka pasur realisht edhe tė tjerė). Nė vitin 1079 tė erės sė re, Omar Khajam rregulloi
kalendarin diellor.

Kontributi i tij nė

shkencėn e algjebrės

Khajami u vlerėsua nė tė gjithė Evropėn. Nė Perėndim, ai njihet mė sė shumti e studiohet
gjerėsisht pėr pėrmbledhjen poetike me titull "Rubaiyat" (qė nė shqip do tė thotė: strofat,
kuatrinat arabe), tė cilat u pėrkthyen pėr tė parėn herė nė njė pėrmbledhje, qė besohet
se ėshtė mė e plotė nė gjuhėn angleze, nga Edward Fitzgerald, nė vitin 1859. Emri i tij i
plotė, si tė gjithė emrat e tjerė arabė, tingėllon disi i vėshtirė e i gjatė pėr ne shqiptarėt,
megjithatė po e shkruajmė tė plotė: Ghiyath al Din Abul Fateh Omar Ibn Ibrahim al Khayyam.
Khajam, nga arabishtja, do tė thotė pak a shumė "bėrės tendash". Khajam poet dhe "Rubaitė".
 Si poet, Al Khayyami njihet pėr "Rubaitė" (Rubaiyat) apo strofat e tij tė famshme. Temat e tij
tė trajtuara nė kėtė pėrmbledhje poetike me vlera tė mėdha studimore nė mbarė botėn,
prekin kufijtė e njė misticizmi kompleks dhe trajtojnė veēanėrisht mendimin e thellė e tė
pėrparuar filozofik, pėr kohėn nė tė cilėn ai shkroi.

Sipas burimeve tė ndryshme e referencave historike, besohet se Omar Khajam ka krijuar
rreth 200 deri nė 600 rubai (ose kuatrina arabe). Disa prej tyre njihen si autentike dhe i
atribuohen vetėm atij, ndėrsa tė tjera, duket se janė mė shumė njė kombinacion apo njė
korruptim, tė themi, i poezive tė tij dhe studiuesit mendojnė se origjina e tyre ėshtė shumė
e dyshimtė. "Rubaiyat" e Omar Khajam pėrbėjnė njėrėn nga veprat e pakta, tė cilėsuara
si kryevepra botėrore, qė janė pėrkthyer nė mė shumė gjuhė botėrore, duke pėrfshirė
kėtu anglishten e frėngjishten, e duke vazhduar me gjuhėn kineze, me gjermanishten,
me spanjishten, me italishten, me rusishten, me gjuhėn hindu, me arabisht e me atė urdu.

Pėr sa i pėrket gjuhės angleze, pėrkthimi mė i famshėm i saj njihet ai i marrė nga
"Pėrmbledhja Farsi" nė anglisht, i realizuar nė 1859-ėn nga Edward J. Fitzgerald. Ai ėshtė
pėrpjekur tė sjellė njė linjė tė vetme tė rubaive dhe shpeshherė ėshtė e vėshtirė tė gjesh
gjurmė, qė korrespondojnė me origjinalin. Gjithsesi, Fitzgerald ėshtė pėrpjekur ta ruajė
tė gjallė shpirtin e poezisė e frymėn filozofike, qė ka dashur ta pėrcjellė Omar Khajam
dhe vepra e tij. Kjo ėshtė marrė si bazė e mirėfilltė nė Perėndim pėr ta studiuar kėtė poet.


Khajam dhe shkenca

Al Khayyam ndihmoi nė shumė fusha tė shkencės. Ai zhvilloi njė metodė pėr pėrcaktimin
sa mė tė saktė tė peshės specifike. Ai shkroi dy libra rreth metafizikės, "Risala Dar Wujud"
dhe "Nauruz Namah". Al Khayyam dha kontribut tė madh nė matematikė dhe veēanėrisht
nė algjebėr. Libri i tij me titull "Maqalat fi al Jabr wa al Muqabila", me informacione e me
praktika ushtrimore rreth algjebrės, e lartėsoi zhvillimin e saj. Ai cilėsoi shumė ekuacione
algjebrike bazuar nė ndėrlikimin e tyre dhe njohu 13 forma tė ndryshme tė ekuacioneve
kubike.

Omar Khajam zhvilloi njė mėnyrė gjeometrike nė zgjidhjen e ekuacioneve, e cila pėrfshiu
njė pėrzgjedhje gjeniale tė koneve tė rregullta. Ai zgjidhi ekuacione kubike, duke kryqėzuar
njė parabolė me njė rreth. Omar Khajam ishte i pari, qė zhvilloi "Teoremėn e binomit" dhe
pėrcaktoi koeficientet binomialė. Ai zhvilloi shtrirjen binomiale, nė rastin kur eksponenti
ėshtė njė integral pozitiv. Omar Khajam, nė librin e tij tė algjebrės, i referohet njė libri
tjetėr, qė njihet si "Trekėndėshi i Paskalit". Ky libėr nuk gjendet mė nė asnjė bibliotekė
apo arkiv tė kohės sonė. Ai e zgjeroi punėn e Euklidit, duke dhėnė pėrfundime tė reja
tė raporteve dhe duke pėrfshirė kėtu edhe shumėzimin e raporteve. Ai ndihmoi nė
teorinė e vijave paralele.

Omar Al Khayyam u bė i famshėm edhe pėr njė tjetėr vepėr tė tijėn, e cila e ndihmoi
gjatė kohės kur ai punonte pėr Saljuq Sultan, Malikshah Jalla al Din. Atij i kėrkuan tė
zhvillonte njė kalendar diellor tė pėrpiktė, i cili do tė pėrdorej pėr mbledhjen e tė ardhurave
e taksave shtetėrore dhe sigurisht edhe pėr qėllime tė tjera administrative. Pėr ta pėrmbushur
kėtė detyrė, Omar Khajam nisi detyrėn e tij nė observatorin e ri nė Ray, nė vitin 1074.
Kalendari i tij, i quajtur "Al Tarikh-al Jalali" ėshtė superior nė krahasim me kalendarin
gregorian dhe ėshtė i pėrpiktė brenda njė dite nė 370 vjet. Ai pėrcaktoi se gjatėsia e vitit
pėrbėhej saktėsisht nga 365,242 19858156 ditė. E ky fakt tregon mė sė miri se ai e njihte
rėndėsinė e pėrpikėrisė, duke dhėnė rezultatin nė 1 thyesė dhjetore. Gjatėsia e vitit nė
kohėn tonė njihet 365242190 ditė. Kjo shifėr, krahasuar me atė tė nxjerrė nga Omar Khajam,
ndryshon vetėm te shifra e gjashtė e presjes dhjetore.

Dhjetė libra dhe tridhjetė monografi tė Omar Al Khayyam kanė mundur, megjithatė,
t'u mbijetojnė dallgėve tė kohėrave. Ato pėrfshijnė katėr vėllime me libra rreth matematikės,
njė pėr algjebrėn, njė pėr gjeometrinė, tri rreth fizikės e tri tė tjera rreth metafizikės.
Ai dha ndihmesė tė madhe nė zhvillimin e matematikės dhe tė gjeometrisė analitike, qė ishte
pėrfitim i madh pėr Evropėn disa shekuj mė vonė.

Navigation

[0] Message Index

[#] Next page

[*] Previous page