Standarti i nje populli te ciorientuar politikisht!
Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8
  Printo  
Autor Tema: Standarti i nje populli te ciorientuar politikisht!  (Lexuar 23774 here)
duty
BalkanWebs
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 3004

Respekt: +18

Profili
« Pergjigju #75 : 22/09/09, 18:06 »
0

At...te pergezoj per fantazine..
Lidhur me maqedonine ,ata e kuptojne se smund te mbeten ne kembe si shtet...dhe merren me budallalliqe ..
Identifikuar

La mente intuitiva e un dono sacro e la mente razionale e un fedele servo.Noi abbiamo creato una societa che onora il servo e ha dimenticato il dono.
             Albert Einstein
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #76 : 22/09/09, 18:06 »
0

At...te pergezoj per fantazine..
Lidhur me maqedonine ,ata e kuptojne se smund te mbeten ne kembe si shtet...dhe merren me budallalliqe ..


duti i kam copy paste nuk jane te miat
Identifikuar
duty
BalkanWebs
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 3004

Respekt: +18

Profili
« Pergjigju #77 : 22/09/09, 18:06 »
0

e po trasmetoja ...autorit...hahahaha..
Identifikuar

La mente intuitiva e un dono sacro e la mente razionale e un fedele servo.Noi abbiamo creato una societa che onora il servo e ha dimenticato il dono.
             Albert Einstein
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #78 : 23/09/09, 08:08 »
0

e po trasmetoja ...autorit...hahahaha..

zamet e ke se jam pertac e transmetoja vete tek wwwkeshilliministrave.org Gjuha Gjuha
Identifikuar
petrit-kola
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 1224


Zetorsit

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #79 : 27/09/09, 03:03 »
0

Zhvlerėsimi i lekut, nė njė muaj nga kreditė paguhen 11 milionė euro mė shumė
Identifikuar

Porosite e serbit dhe te grekut per te gjunejzuar dhe poshteruar shqiptaret, jane zbatuara me fanatizem nga veglat e tyre shqiptare.
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #80 : 10/10/09, 00:12 »
0


STANDARTI EUROPIAN I ZGJEDHJEVE
Identifikuar
Kevinjon
BalkanWebs
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 3371

Respekt: -82

Profili
« Pergjigju #81 : 07/12/09, 10:10 »
0

Standarti teper i ulet i bashke-jeteses se popullit Shqiptar ne vitin 2009!

kevinjon


....

Analiza 
 
 
Gjakimi pėr njė status tė munguar
 
Nga: KICO BLUSHI

 
Teksa kaloja nė unazė, shoh nė pasqyrė njė makinė qė fapfupėronte dritat e gjata - kėrkonte ngutshėm t’i hapja udhė meqė rruga ishte e zėnė se kish tė tjera makina pėrpara, e, pėr mė tepėr po i qasesha semaforit, nuk mund tė hapja krahun…Kėshtu qė vazhdova tė ndjek korsinė time...Por grahėsi qė vinte pas meje, edhe pse e shihte qė e kisha tė pamundur, nisi t’i bjerė borisė me padurim e ngulm…Nuk ishte eskorta e ndonjė udhėheqėsi, pasi nuk vura re motoēikleta policie…Pasi u hap semafori, mė nė fund i lashė rrugė tė lirė tė paduruarit, por ky, nė vend qė tė vazhdonte nė punė tė vet, eci paralel, pastaj ndaloi, hapi xhamin e pasagjerit e, me njė zė e vėshtrim pėrbuzės, mė hodhi kėto fjalė shpotitėse: ‘Po ti, more xhaxha, me atė makinė tė qelbur 500 dollarėshe nuk hap rrugė?’
Trimi nuk priti t’i pėrgjigjesha. Ndoshta edhe u ēudit paksa pasi, nė vend qė tė nxehesha e t’i ktheja tė njėjtėn monedhė, buzėqesha nga ky reagim i lezetshėm i kokėrruarit e, teksa mė parakaloi me vrik, pikasa se kishte pasagjere njė vajzė qė mbante kėmbėt ngritur mbi kroskot e cila, edhe ajo mė pat hedhur njė vėshtrim asgjėsonjės; po shėtiste pėr qejf tė vet me njė veturė luksoze qė kishte targa amerikane me njė markė tė panjohur pėr Tiranėn, bri njė tė forti kapadai, ndėrsa unė fukarai u kisha zėnė rrugėn; pėr kėtė arsye madhore atyre u ishte shtuar nė kulm adrenalina e nevrikllėkut qė buron prej atij fodullėkut ballkaniko-shqiptar kur dikush, njė i padenjė, guxon e tė ndėrpret yrryshin, fjalėn, rrugėn e aq mė keq kapardisjen publike…
E kuptova sakaq se pėr atė ēift unė isha njė njeri i dorės sė dytė, njė i pavlerė, njė dosido, njė qenie qė gjalloja kotmėkot nė kėtė dynja, andaj nuk duhej as tė guxoja tė dilja nėpėr rrugė…Ky pėrēmim e kjo pėrbuzje sigurisht qė nuk vinte pėr shkaqe intelektuale, as tė moshės, as prej klasifikimit apriori tė shtresės sime sociale, por meqė unė “kisha njė makinė 500 dollarėshe”! Kjo ishte e rėndė dhe e pafalshme! Si guxonte pra njė njeri me njė makinė kėsisoj tė pengonte njė makinė qė vlente mbi 40 mijė dollarė, e ardhur nga Amerika e qė pėr mė tepėr, askush nė Tiranė nuk e gėzonte njė tė tillė?! Njė situatė e tillė sherri kur mund tė shamatohesh edhe pėr hiēmosgjė nuk mė ndodhte pėr herė tė parė. Ndaj as u mėrzita, as u habita, as u nevrikosa. Sepse, nėpėr tė gjitha rrugėt e Shqipėrisė tash do tė tė ngjasė doemos tė ndeshesh me tė tillė kokorroēė, me zotėrues xhupzinj makinash tepėr tė shtrenjta qė tė vėshtrojnė nga lart, me pėrbuzje e inat kur i parakalon, kur nuk u hap rrugė, kur u ndėrpret, qoftė edhe padashje, rrugėn apo, mė keq akoma, kur u zė parkimin…Qoftėlarg, po t’u gėrvishtėsh padashje veturėn, ata mund tė tė rrahin, madje edhe mund tė tė vrasin, sikundėr ka ndodhur mė se njė herė pėr njė fener tė thyer a pėr njė parkim tė zėnė…

Ky lloj shqiptari qė nuk duron dot t’i dalė kush pėrpara nuk ka pas qenė i njohur nė shoqėrinė tonė pėr shkak tė barazitizmit qė kishte imponuar diktatura (tė gjithė kishim tė njėjtėt divanė e tallona e askush nuk kishte makina private), por sot ky tip po bėhet gjithnjė e mė i shpeshtė e mė agresiv nėpėr mjediset tona, pėr shkak tė pabarazisė sė thiktė, pasurimit pa rregulla qė ka kultivuar tranzicioni me informalitetin e vet, si dhe konsumizmit tė reklamave, xhelit, spektakleve, diskove dhe varakut tė modės…Kjo mėnyrė jetese ku mė i forti i lagjes e shpreh sipėrinė e vet me harbutllėk, ngaqė kujton se e drejta i takon vetėm atij qė beson se inferioriteti i tij tashmė ėshtė kapėrcyer pėrfundimisht pėr shkak tė zotėrimit, qoftė edhe tė njė makine luksoze, mund tė shlyhet e mund tė harrohet...Kėshtu mendojnė edhe udhėheqėsit, ata qė janė lart e qė nga hiēi u bėnė ministra, kryeministra, presidentė firmash, apo edhe tė Republikės. Tė gjithė njėsoj kėrkojnė t’u hapėsh rrugėn, tė gjithė kėrkojnė tė bien patjetėr nė sy kur parakalojnė, ca me brutalitet e dhunė, ca me eskorta policie e ulėrima nėpėr ekrane…Qytetari i zakontė duhet patjetėr tė tėrhiqet e tė mos bėjė as gėk as mėk! Nė kėtė sherrnajė tė pakuptimtė e provokative shpesh tė ngjan sikur je refugjat pa dokumente nė vendin tėnd.
***
Shqiptari i pas-diktaturės jashtė Shqipėrie rri sus, rri urtė e butė, zbaton ligjet, flet me zė tė ulėt kur kalon nėpėr pikat kufitare; nė Perėndim ai mund tė bėjė ēdo lloj pune tė zezė (kam lexuar njė shkrim tė M. Frashėrit tė viteve 20-tė qė ka pikasur tė njėjtėn cilėsi tė shqiptarėve), por ama, kur kthehet nė atdhe, kėrkon tė duket i kamur, i lumtur, i fuqishėm, tė bjerė nė sy e tė tėrheqė me ēdo ēmim vėmendjen, ndaj nuk pyet pėr semaforė e pėr rregulla qarkullimi…Nė atdhe ata dėshirojnė tė ndjehen sa mė krenarė, sidomos kur tė qerasin, kur grahin shpejt veturat (sa vdekje ka nėpėr rrugė kur vijnė refugjatėt pėr pushime?), kur parakalojnė, kur zihen e flasin me zė tė lartė nėpėr kafene, kur policėt e trafikut u hapin udhė, gjė qė ua shton nė maksimum vetėmburrjen dhe kuptimin e jetės…Kėsisoj ata besojnė e kujtojnė se, mė nė fund, janė bėrė nga njė hiē, njė gjithēka!
Por kapardisja e kėtyre shqiptarėve ėshtė kryekėput e tjetėrllojtė nga ajo e kokėrruarurve tė kėtushėm qė kanė mbėshtetje politike, doemos njė prej fisi “lart nė pushtet”….Kjo ėshtė kategoria e njerėzve me tė cilėt nuk duhet tė kesh tė bėsh! Nė situata zgjedhjesh, nėpėr mitingje, kur ka sherre e grindje mes pozitės dhe opozitės, nė organe policie, dogana e tatime, po edhe nėpėr poste zyrtare tė nivelit tė mesėm kėta bėhen tė vlefshėm e tė rėndėsishėm! Tash jo vetėm nėpėr rrugė, po edhe nė administratė ka boll tė punėsuar nga kėta trima tė ēartur qė pėr kryetarin “tė marrin gjak nė vetull”! Kėta janė guri i themelit tė partive tė mėdha dhe i asaj qė quhet “administratė civile”, e cila ndėrrohet sa herė ndėrrohen qeveritė! Statusi i pandryshuar i tyre ėshtė mercenarllėku, d.m.th, mungesa e statusit moral!
***
Mjetet e konsumit, vetura, veshja, luku, parfumi, moda apo sjellja nė publik pėr kokėrruarit e sotėm me pushtet e me para nuk janė shprehje e njė statusi social tė mbėrritur e tė fituar me mund, kulturė e djersė, por mė sė shumti pasojė e njė statusi tė munguar e tė mohuar. Ky status i mohuar dhe i munguar i detyron ata tė ngjajnė sikur, mė nė fund, janė realizuar plotėsisht. Imazhi i mirėqenies artificiale ushqehet me snobizėm e konsumizėm pa thelb e pa kuptim i cili tekefundit nuk i shėrben e nuk e ngop dot pėrfundimisht personin nė fjalė, por atė tjetrin, fqinjin, vėllain, tė njohur ė tė panjohur, me tė cilėt ngjizet zilia e tjetrit,-ky gjenerator i zullumeve dhe konflikteve tona tė pareshtura. Imazhi i mirėqenies sė kėsollojtė(fals) ofrohet pra mė tepėr pėr tė tjerėt, se sa pėr vete; ai shėrben pėr dukje, pėr shtirje, pėr kapardisje, pėr tė shuar persekutimin e sė kaluarės, kur vetja ka pas qenė “bishti i kavallit” nė katund!…Por ashtu si kokėrruarit e rrugėve, edhe udhėheqėsit tanė gjallojnė pėr njė status tė ri, pasi vuajnė nga e njėjta sindromė qė shprehet me thėnien e dikurshme tė njė sivėllai: “Ngjallu, o babė, tė mė shohėsh ē’jam bėrė!”
Ndaj bėhen sakrifica absurde,e harxhohet shumė energji dhe ka deformime tė padėgjuara morale pėr hir tė shtirjes, pėr dukjen ndryshe, pėr tė thyer e fshirė tė kaluarėn e vuajtjeve dhe mungesave tė dikurshme. Natyrisht pėr arsye tė traditės, tė varfėrisė sė tejzgjatur, tė pėrpjekjeve mbinjerėzore pėr mbijetesė, si dhe tė mungesės sė njė aristokracie e borgjezie kombėtare qė nga brezi nė brez trashėgon veten dhe mė pas edhe traditat, shumėkush ėshtė i destinuar ta paguajė shtrenjt kėtė haraē...Pak a shumė, tė gjithė i shėrbejmė kėsaj sėmundje “genetike” tė vetėmburrjes qė tekefundit na bėn t’i ngjajmė “kaposhit majė plehut”. Vrasjet, vetėvrasjet, grindjet, konfliktet e pasosura, keqadministrimi i pronės dhe pasurisė, sherret, mosmarrėveshjet mė sė shumti vijnė pas pėrplasjeve primitive: kush je ti e kush jam unė! Por nė peshoren tonė, sidomos atė kombėtare:”kush ėshtė ēfarė”, rrallėherė vėmė vlerat, kontributet, konkurrencėn, origjinėn, meritat, emrin, sepse nė vend tė tyre peshon mė rėndė aftėsia pėr t’u vetėshpallur i rėndėsishėm e pėr t’u bėrė mercenar i dikujt me shumė pushtet.
Bash prej kėsaj mendėsie, ashtu si dje kur katundari mburrej me armėn, sot para kullave tė braktisura mund tė shohėsh benza luksozė, por nuk sheh traktorė e as parmendė pėr tė lėruar tokėn…Njė i ri fshatar, po edhe qytetar, mund tė shkojė nė Greqi a nė Itali tė mbledhė ullinj, tė pastrojė hauret, tė bėhet hyzmeqar, tė kullosė bagėtinė, t’u shėrbejė me pėrunjėsi pleqve, duke u larė edhe b…, por tokėn e vet e lė djerrė, mjaft qė, kur tė kthehet nė vatan, tė ketė njė veturė e pastaj tė “dalė njėherė andej rrapi i fshatit”…Nė vitet e para tė pluralizmit kam parė se si fshatari e jepte lopėn pėr njė magnetofon, se si me “luftė” e stėrmundim arrinte tė kėmbente viēin me njė sixhade sintetike…Kurse sot “mirėqenia ėshtė rritur”, sepse e shet tokėn e bukės pėr njė veturė…Sot bėhen pėrpjekje tė paimagjinueshme pėr tė krijuar bindjen e gabuar te tė tjerėt se ke ndryshuar mė nė fund statusin social, se nuk je mė njė punėtor me mėditje, nuk je mė i biri i filanit dhe filanes qė dje nuk e ngopnin barkun me bukė, po njė zotėrues mjetesh konsumi “qė nuk i ka njė tjetėr!”...Sot ėshtė vegla ajo qė e bėn, qė e drejton dhe e sundon njeriun dhe nuk ėshtė njeriu qė bėn veglėn…Shqiptarėt e sotėm, krahasuar edhe me fqinjėt, mė shumė konsumojnė se prodhojnė, mė tė sigurt ndihen ku veprojnė vetėm se nė komunitet, mė tepėr e harxhojmė kohėn dhe paratė nėpėr kafenera se pėr tė ndrequr ēatinė apo kanalet e kullimit…Kjo mendėsi orientale e ky stad i ulėt zhvillimi, i cili, edhe pas gati 20 vitesh nė demokraci nuk ka ndryshuar e nuk ėshtė kapėrcyer, i ka sjellė dėme tė pallogaritshme, natyrisht jo vetėm morale, po edhe ekonomike, shoqėrisė...Kėshtu, tė gjitha shoqatat, OJF-tė, partitė, firmat private, shoqėritė e pėrbashkėta aksionere (edhe mes vėllezėrve),janė shkėrmoqur pėr shkak tė trysnisė sė papėrballueshme e tė trashėguar: kush je ti e kush jam unė! Ėshtė e saktė ajo qė ka pas thėnė Zogu: jam mbret i njė milion mbretėrve!
***
Pas thellimit tė diferencave nė mirėqenie pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, askush nuk e parashikon dot ēfarė ndodh mes dy vėllezėrve, kur njėri, me shkollė tė lartė, nuk ka bukė tė hajė e tjetri qė nuk ka mbaruar as tetėvjeēaren, i kalon pushimet jashtė…Ēfarė ndodh nė psikėn e njė tė riu qė detyrohet tė lėrė shkollėn qė tė kullosė lopėn apo tė mbledhė kanoēe, e nė darkė tė shohė nė televizor spektaklet e Gjebresė e Krastės, apo pabet e Tiranės tė rrėmbushur pėrplot me moshatarė qė dėfrejnė pa asnjė kufizim?…Ēfarė ndodh mes babait dhe adoleshentit qė kėrkon tė vishet si shokėt e vet me firmato e qė, nė njė ditė nuk i mjaftojnė pėr cigare e pėr t’u ulur nė pab me njė shoqe 10 mijė lekė tė vjetra, d.m.th, 300 mijė nė muaj, kur babai pensionin e ka 150 mijė lekė, e, po qe nė punė, rrogėn nuk e ka mė shumė se 300 mijė(tė vjetra)?...Ēfarė ndodh mes njė burri e njė gruaje kur burri nuk ka para pėr tė blerė ilaēet a pėr tė operuar fėmijėn, teksa gjitoni vjen pėr vizitė e tė thotė se si i kaloi pushimet nė Sharm el Sheik? Po mes dy tė rinjve, kur njėrit babai i ka blerė dhuratė pėr ditėlindje njė Toyota 4+4, kurse tjetri nuk blen dot njė palė atlete?!...Ky nuk ėshtė hendek, kjo ėshtė greminė! Mjer kush bie, mjer kush rrėzohet, mjer kush ushqehet me iluzione!
Pyetjet e mėsipėrme bėhen mė tragjike sepse ne vuajmė pasojat e edukimit me ideologjinė komuniste qė pėr gati 50 vjet na detyroi tė ishim tė gjithė tė barabartė para shitėses, para vėllait, para ofertės, para vitrinės, para ligjit, para rrogės, para tundimeve e mundėsive… Gabimisht tani na vret pabarazia mė shumė se pamundėsia. Ka ndėrruar sistemi e megjithatė pėr inerci vazhdojmė tė kėrkojmė tė jemi sėrish tė barabartė, jo nė mundėsi, po nė tė ardhura; jo me punė, por me qyl; jo me djersė, por me prona tė trashėguara; jo me merita, po me dallavere; jo me kontribut, po me klientelizėm partiak, jo me kulturė, po me videoklipe dhe misse… Lipset shumė kohė tė mėsohemi se demokraci do tė thotė tė jesh i barabartė pėrballė Ligjit dhe i pabarabartė pėrballė vlerave, mundėsive, talentit, punės dhe kontributit.
Shoqėria jonė ėshtė seriozisht e kėrcėnuar nga ata qė pabarazinė e tyre para Ligjit duan ta kėmbejnė sa mė shpejt me pėrfitime dhe shėrbime tė dyshimta, me deformime morale, herė me dhunė e herė me harbutėri, pėr tė siguruar pushtet e lavdi tė pamerituar, nėpėrmjet shitjes sė dinjitetit, tė emrit apo edhe tė trupit…Respektimi i ligjeve dhe i normave morale pėr kėtė kategori ėshtė si kufizimi i shpejtėsisė dhe i kodit rrugor pėr horrat; rregulli dhe ligji, semafori dhe vijat e bardha janė sfida e katundar-qytetarit tė hipur nė pushtet qė kėrkon sa mė shpejt tė bėhet “afendiko”! Karshillėku i sforcuar dhe agresiv i kėtyre “vipave” tė tranzicionit buron nga statusi i munguar i njė qenieje qė nuk ka pasur mundėsi tė rritet, tė ushqehet e tė edukohet normalisht e qė, me mėnyra e veprime tė dyshimta ka rėnė nė zotėrim tė njė zyre shtetėrore, tė njė Benzi, tė njė prone, tė njė posti, tė njė trashėgimie a tė njė trafiku…Por qė prapėseprapė nė mendėsi mbetet mercenar, shėrbėtor, njeri pa liri! Nuk e dinė tė gjorėt se ky ėshtė suksesi, por edhe kurthi i tyre tragjik!Shikoni p.sh, se si pėrdoren si topuzė kėto ditė deputetėt! Krahasuar me kėta drejtues, ai trimoshi qė mė zhvleftėsoi pėr shkak se i zura rrugėn me njė makinė “500 dollarėshe” ėshtė njė engjėll me mė shumė dinjitet!
***
Zyrtarėt tanė nė shumicėn e rasteve janė nga ky lloj xhinsi; origjinėn e kanė drumepre, nga periferitė e vendit, nga zonat mė tė thella e mė tė varfra, andaj u ngjan, pėr shkak tė zotėrimit tė beftė tė njė mjeti, tė njė veture luksoze, tė njė posti a tė njė pushteti, se mė nė fund kanė mundur tė realizojnė ėndrrėn dhe qėllimin e jetės: kanė mundur tė vėnė pėrfund mė sė pari fisin, katundin, pastaj qytezėn, madje edhe kryeqytetin! Nė tė vėrtetė, pėr shkak se janė zotėr tė kurrkushaskushit, se nuk kanė identitet dhe status social, zyrtarėt tanė shpesh ngjajnė me atė faturisten e ardhur nga periferia dhe tė emėruar nga partia nė Tiranė qė tė shikon me inat “si tironas” sepse: “ē’ke patur ti mė shumė qė t’u dha mundėsia tė jetosh nė kryeqytet?…Politika e barazitizmit “demokratik” ka thelluar artificialisht hendekun e pabarazisė para Ligjit; kėsisoj kėta nėpunės tė papėrgjegjshėm e tė pavetėdijshėm pėr rolin e tyre vrasin pėrditė shansin, mundėsinė e pėrparimit e tė zhvillimit tė shoqėrisė, mė keq edhe se rrjetet mafioze...Njė i tillė ėshtė edhe Berisha qė shėrben pėr kėtė kategori jo vetėm si mbrojtės e kultivues i kėsaj “rrace”, por edhe si model i “suksesit”, i mbėrritjes me forcė e marifete nė majė tė piramidės, e qė, pėr kėtė shkak, nga dehja me vetveten, nga pushteti i pakufizuar qė i jep vetes, nuk ka frikė nga Fjala publike, nga sulmet monstruoze kundėr “armiqve”, nga shkeljet e ligjit, nga agresiviteti dhe arroganca, sepse nuk mendon e nuk beson se njė ditė edhe ai do tė bėhet qytetar i zakontė, njė vdekatar!…
Kjo ngrefosje primitive e kthyer nė modė i bėn edhe zyrtarėt e sotėm tė administratės tė mos kenė frikė nga e nesėrmja, nga pėrgjegjėsia qė tė jep posti, madje as nga vdekja, sepse kujtojnė se nji’tash, - mė nė fund, pra!- janė bėrė tė paprekshėm, paēka se njė ditė do tė bėhen ushqim pėr anekdotat e pėr kronikat e zeza e mė pas do tė mbeten nė kujtesė si ato lulet artificiale qė vendosen buzė rrugėve tė Shqipėrisė, pas aksidenteve. Ata nuk e dinė se statusi i munguar social nuk mund tė vidhet, as tė merret borxh, aq mė pak mund tė pėrfitohet shpejt e shpejt pas njė konsumizmi shtinjak; mė keq akoma, me njė pushtet tė pamerituar qė tė dhurohet si hamburger nga aftėsia pėr tė bėrė manipulime, dhunė, vjedhje tenderash, apo trafik…Ne mbetėm mė tė fundit nė Ballkan edhe pėr kėtė shkak: tek ne, fatkeqėsisht, semaforėt e demokracisė, edhe kur punojnė nuk respektohen mė sė pari nga zyrtarėt e lartė, nga ata qė zgjidhen prej nesh pėr tė na garantuar qarkullimin normal. Kjo na bėn qė, edhe kur nuk kemi faj, d.m.th, edhe ne qė respektojmė semaforin tė detyrohemi tė sillemi shpesh si anormalė, pasi vetėm kėshtu mund tė garantohet nė kėtė vend njė jetesė sadopak normale…
Deri kur kėshtu? U lodhėm nga zhgėnjimet! U lodhėm duke e parė lugėn e florinjtė nė vitrinė! 
Identifikuar
Kevinjon
BalkanWebs
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 3371

Respekt: -82

Profili
« Pergjigju #82 : 16/12/09, 16:04 »
0

Ja se si shperdorohen fondet e taxapaguesve per injorancen administrative dhe mungesen e punes per arsye korruptive nga organet e pushtetit vendor ne Durres! U desht nje ultimatum dhe akuze ligjore e qeverise Berisha per korrigjuar nje situate korrupsioni nga autoritetet vendore te qytetit te durresit! Ja cdo te thote ushtrim i ligjit dhe goditje ndaj abuzuesve!

kev

...

Shqiperi 
 
 
Durrės, miratohet fondi pėr prishjen e 7 katėshit
 
 
 
DURRĖS- Tė 7 katet pa leje tė pallatit 21-katėsh nė qendėr tė qytetit tė Durrėsit do tė prishen sė shpejti, pasi Kėshilli bashkiak i qytetit caktoi mbrėmė pėr kėtė qėllim fondin me vlerė 13.2 milionė lekė.
Pėr marrjen e kėtij vendimi kėshilli bashkiak zhvilloi mbrėmė njė mbledhje pa praninė e mediave dhe pas debatit tė kėshilltarėve tė djathtė me kryetarin e Bashkisė, Vangjush Dako.

Kėshilli bashkiak vendosi bllokimin pėrfundimtar tė ndėrtimit duke miratuar fondin e nevojshėm pėr prishjen e pjesės prej 7 katesh pa leje dhe e lartė 22 metra, ndėrtuar nga firma "Enrezo".
Sipas vendimit tė Kėshillit bashkiak, 2 milion lekė do tė shėrbejnė pėr studimin nė bazė tė cilit do tė bėhet prishja e e pjesės sė sipėrme tė pallatit, pa shkaktuar dėme nė pjesėn e banuar tė tij.

Pallati pranė hyrjes nr 2 tė portit detar u vu nė qendėr tė debatit politik mes ministrit tė PPTT, Sokol Olldashi dhe kryebashkiakut Dako, pas kallėzimit tė Inspektoriatit kombėtar tė Urbanistikės dhe Ndėrtimit nė prokurorinė e Durrėsit pėr neglizhencė tė Bashkisė nė marrjen e masave pėr bllokimin e ndėrtimit qė rrezikon jetėn e banorėve.

(d.b/BalkanWeb)
Identifikuar
Kevinjon
BalkanWebs
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 3371

Respekt: -82

Profili
« Pergjigju #83 : 23/12/09, 15:03 »
0

Pas deshtimit ne Referendum per ndertimin e nje minareteje ne Zvicer nga myslimanet Shqiptare, ne Angli nje tjeter ngjarje me protagoniste Shqitare tregon faren e ndyre te rraces shqiptaro-anadollake duke na felliqur e deklasuar boterisht si popull merhum primitivo-mysliman qe nuk mund ta ket vendin ne evropen pervecse ne Afganistan!

Ky rast turperie mund te kuptohet si normale vetem nga popujt me primitive te Botes, ashtu sic tregon edhe ky rasti qe sapo e lexova ne vijim.

"ne nje fshat andej nga Karaci (pakistan) nje djal perdhunon nje vajze te fshatit, dhe ngrihet paria e fshatit, dhe medemek sipas ligjit islamik, denojne kete djalin qe kishte perdhunuar me perdhunim te motres te vet. E motra e te akuzuarit do te perdhunohej nga kater a pese burra te fshatit, qe ishin vete keta qe dhane denimin. E motra ishte 14-16 vjec!" ??!

Ketu Lajmi i Medias Angleze: http://www.dailymail.co.uk/news/article-1237839/Father-jailed-encouraging-teenage-son-rape-marry-cousin-12.html

kev
 
...



Angli, vellezerit shqiptare martojne bashke femijet

 

 
Dy vellezer shqiptare emigrante ne Londer jane denuar me 6 vite burg ne total pasi ilegalisht martuan femijet e tyre me njeri-tjetrin.

Kujtim Llleshi i njohur ne Angli me emrin Resmi Lleshi i tha policise, se per te shpetuar vajzen 12 vjecare nga gjetja e nje dashuri te papershtatshem dhe jo mysliman, ra dakort me villain, Rexhep Lleshin, ta martonte ate me djalin e tij.

Martesa mes dy kusherinjve te pare ndodhi me 25 mars 2008 ne shtepine e Rexhep Llleshit, pasi sipas tyre ata kishin pyetur nje imam i cili i kishte thene se kjo martese sipas fese islame eshte e lejueshme. Pasi kane kryer lutjen e marteses, te dy vellerzerit sebashku me nenen e djalit 16 vjec, i kane inkurajuar ata te kryejne marredhenie seksuale. Te nesermen ne mengjes nena e djalit ka kontrolluar carcafet per gjetjen e shenjave te gjakut.

Mosgjetjen e shenjave te gjakut, ia ka treguar bashkeshortit Rexhep Lleshi, i cili e ka rikthyer mbesen e tij tek i vellai duke i thene se ajo nuk ishte e virgjer dhe e ndershme. E tronditur nga ajo qe kishte ndodhur nje nate me pare, 12 vjecarja ia ka treguar ngjarjen nenes se saj e cila ishte divorcuar prej Kujtim Lleshit, i cili ishte martuar perseri dhe kishte 7 femije.

Menjehere nena e vajzes e ka denocuar ngjarjen ne polici dhe me pas kjo martese ilegale eshte hetuar nga skuadra e krimeve seksuale. Gjate procesit gjyqesor ne te cilin viktima mes loteve gjeti kurajon te deshmonte, dy vellezerit nuk i kane pranuar akuzat, pasi sipas tyre, ata nuk kishin kryer ndonje krim.

Gjykatesi Robert Fraiser Morrison duke lexuar masen e denimit me nga tre vjet burg per dy vellezerit, tha se kjo ngjarje ishte nje incident i papelqyeshem dhe se ne Britanine e Madhe e madhe, inicimi i marredhenies seksuale te nje vajze 12 vjecare perben krim te denueshem me burg.

Kujtim Lleshi i ka bertitur gjykatesit pse ai e denoi duke iu drejtuar me fjalet: “Une s’jam kriminel, doja te mbroja vajzen time”. Ai ka rezistuar per disa minuta qe te mos shoqerohej nga gardianet drejt qelive te gjykates. Eshte dashur perdorimi forces nga pese gardiane duke e terhequr ate zvarre per ne qeli.
Identifikuar
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« Pergjigju #84 : 23/12/09, 15:03 »
0

Ishallah i qello nai zotni burre aty ne qeli e tia tregoje carcafet mengjes per mengjes!
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
KaDHaisti Franko
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 11873


Respekt: +34

Profili
« Pergjigju #85 : 23/12/09, 15:03 »
0

hajt se e beri krushqine me nje familje tjeter dhe pse s'ma ze goja por do ta pranoja, por me nipin tat!!! u bofshit motrat e vogla te burgut jarebi...
Identifikuar

Ti rrish larg "idiotllizmit", do te thote ta kesh prekur me pare ate...
duty
BalkanWebs
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 3004

Respekt: +18

Profili
« Pergjigju #86 : 23/12/09, 16:04 »
0

 Lutu
Identifikuar

La mente intuitiva e un dono sacro e la mente razionale e un fedele servo.Noi abbiamo creato una societa che onora il servo e ha dimenticato il dono.
             Albert Einstein
pyetesori
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 9

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #87 : 23/12/09, 16:04 »
0

Po standarti i politikes si eshte? Politika bllokuese e opozites kujt i sherben?Ne vitet 92-96 politika shqiptare perparoj shume
por erdhi rebelimi komunist i 97-tes qe na ktheu vite prapa,e na largoj perseri larg endres europiane,tani qe jemi anetar te NATO-s,qe jemi shume prane integrimit europian ,po cfaqen sintomat e rrebelimit komunist perseri me te njejtet aktore politik,G Ruci,S Gjinushi,P Milo etj.etj.
Identifikuar
duty
BalkanWebs
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 3004

Respekt: +18

Profili
« Pergjigju #88 : 23/12/09, 17:05 »
0

i politikes si eshte? e opozites kujt i sherben?Ne vitet 92-96 politikaendres europiane,tani qe jemi anetar qe jemi,qe jemi shume prane integrimit europian ,po cfaqen sintomat e rrebelimit Politika bllokuese komunist perseri me te njejtet aktore politik,G Ruci,S Gjinushi,P Milo etj.etj.ben?Ne vitet 92-96 politika shqiptare perparoj shume,tani qe  te NATO-s,qe jemi shume prane integrimit shqiptare perparoj shume anetar te NATO-s
por erdhi rebelimi komunist i 97-tes qe  prapa,e na largojPo standarti perseri larg  europian ,po cfaqen sintomat e rrebelimit Politika bllokuese k
por erdhi rebelimi komunist i 97-tes qe na ktheu jemi anetar qe jemi anetar

...ja keshtu e ke lexuar ...97  ti.....
Kishim nje SALI e na u bene di...moj e zeza Shqiperi...
Identifikuar

La mente intuitiva e un dono sacro e la mente razionale e un fedele servo.Noi abbiamo creato una societa che onora il servo e ha dimenticato il dono.
             Albert Einstein
Kevinjon
BalkanWebs
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 3371

Respekt: -82

Profili
« Pergjigju #89 : 27/12/09, 14:02 »
0

Date 27.12.2009  Festojme Krishlindjet, Vitin e ri dhe mbylljen e nje viti pervers politik. Komshite festojne liberalizimin e vizave dhe afrimitetin drejt Evropes. Une hap komputerin, faqen Balkanweb dhe lexoj 5 lajmet e para mbi Shqiperine!  asnje lajm per tu gezuar?! asnje shprese per tu intergruar?! asnje ndjenje per tu permalluar?! asnje shenje per ta admiruar nje popull kriminel, anadollak e hajvan si populli im Shqiptar!!!

Gezuar festen e injorances mesjetare!

kev

...

Anomali & Anarki Nr. 1


Aksidenti tragjik me 3 tė vdekur, pranga shoferit
 
 
 
TIRANE-  Tre tė vdekur dhe 4 tė plagosur. Ky ėshtė bilanci tragjik i aksidentit tė ndodhur rreth orės 04. 00 tė sė dielės nė Bulevardin “Dėshmorėt e Kombit” nė Tiranė.

Viktimat, mosha e tyre varion nga 20 vjec deri nė 37 vjec, ishin udhėtarė nė automjete, dhe kalimtarė tė rastit, kur dy makinat janė pėrplasur nė vendin e quajtur Ura e Lanės e pikėrisht nė kryqėzimin e tij me Bulevardin “Bajram Curri”.

Makinat e pėrfshira nė aksident ishin njė Land Rover Furistrtadė me targė Tr.9251 L dhe mjeti tjetėr i markės BMW me targė CC 944XA.

“Nga qarkullimi me shpejtėsi tej normave tė lejuara, automjetet janė pėrplasuar nė kėtė kryqėzim”- sqaron policia nė njė njoftim pėr shtyp tė shpėrndarė sot nė mesditė.

Policia informon se nė aksident kanė gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit tip BMW Kliton Milo Andoni, 37 vjec nga Tirana, edhe pasagjerėt qė udhėtonin nė kėto mjete, shtetasja Blerta Hysen Beshi, 23 vjec, e Gentian Behar Shehi, 27 vjec, po nga Tirana.

Tė plagosur janė drejtuesi i mjetit Land Rover shtetasi Aldi Durim Ishmaku, 23 vjec, nga Tirana si dhe dy shtetas Arben Bajram Alla, 36 vjec dhe Fatmir Leka, 20 vjec, tė cilėt ishin duke udhėtuar si kėmbėsor nė trotuar nė momemetin e aksidentit.

Policia informon se e plagosur dhe qė po trajtohet nė Spitalin Ushtarak nė Tiranė ėshtė dhe njė “shtetase ende e paindentifikuar e seksit femėr, e moshes rreth 20 - 25 vjec, e cila ishte pasagjere nė njė nga kėto mjete” .

Pas procedurave tė para hetimore ėshtė marrė masa e arrestit nė flagrancė dhe ėshtė arrestuar Aldi Ishmakun, drejtuesi i Land Roverit. Ai akuzohet pėr veprėn penale tė “Shkeljes sė rregullave tė qarkullimit rrugor”, e parashikuar nga neni 290/2 i kodit Penal, dhe dyshohet pėr Shkeljen e normave tė Kodit Rrogor, si “Shpejtėsi tej normave tė lejuara”, “Mos respektim tė sinjalistikes rrugore”, si dhe “Drejtimin e mjetit pas pėrdorimit tė pijeve alkolike”.
(s.g/balkanWeb)


...

Anomali & Kriminalitet Nr. 2



Ekzekutimi i tė riut nė Fier, policia arreston 18 vjecarin
 
FIER- Policia identifikon dhe arreston njėrin prej tė dyshuarve si autorė tė ekzekutimit tė 32 vjecarit, trupi i tė cilit u gjet tė shtunėn paradite nga kalimtarė tė rastit, nė njė tunel tė ish-repartit tė tankeve nė fshatin Levan tė Fierit.

GSH shkruan sot se nė orėt e vona tė natės sė tė shtunės ėshtė arrestuar 18-vjeēari Miēo Osmani, ndėrsa janė shpallur nė kėrkim dy bashkėpunėtorėt e tij.Tre tė rinjtė akuzohen pėr “vrasje me dashje tė kryer nė bashkėpunim”, “grabitje” dhe “armėmbajtje pa leje”.

Viktima Leonard Hazizaj kishte 6 muaj qė ishte kthyer nga Greqia, ku kishte jetuar si emigrant.

  Tė premten, 32 vjecari kishte dalė nga banesa e tij pėr tė shkuar tek e fejuara nė fshatin Frakull tė Fierit. I riu ishte nisur pėr ti uruar festėn e Krishtlindjeve tė fejuarės sė tij. Familjarėt nuk janė shqetėsuar pėr vonesėn e Hazizajt, pasi kanė menduar se ai ishte tek banesa e tė fejuarės.

Tė shtunėn paradite ai ėshtė gjetur I ekzekutuar nga pesė plumba nė kokė. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut tė Fierit, bėjnė me dije se viktima nuk ishte person i skeduar mė parė dhe dyshohet se ėshtė ekzekutuar pėr grabitje.Pas hetimeve paraprake, dyshohet qė Hazizaj tė jetė marrė peng nga ekzekutorėt, tė cilėt mė pas e kanė dėrguar me makinė deri tek tuneli nė Levan
(s.g/BalkanWeb)  


....

Anomali & Absurditet Nr. 3


Elbasan, droga nga Maqedonia, 2 te arrestuar  
 
TIRANE- Njė sasi prej rreth 5 kilogram heroinė ėshtė bllokuar nė gjatė natės nė qytetin e Elbasanit. Operacioni ėshtė kryer nga Drejtoria e Antikrimit tė organizuar dhe ishte koduar “Dhurata” .

Droga ėshtė gjetur nė makinė, me targa tė huaja BA 433 LL, e cila po lėvizte nė unazėn e qytetit. Policia arrestoi dy personat qė ndodheshin nė tė, Klevis Baxho, 31 vjec Arjan Tetova, 42 vjec. tė dy nga qyteti i Elbasanit.

Mėsohet se heroina kishte ardhur nga Maqedonia dhe Shqipėria do tė pėrdorej si vend tranzit pėr tė transportuar drogėn drejt vendeve europiane.

Gjatė kontrollit tė mjetit policia ka gjetur nė bagazh njė sasi mbi 2 kg heroinė. Operacioni ka vazhduar dhe me kontrollin e banesave tė tė arrestuarve. Sasia tjetėr e heroinės ėshtė sekuestruar nė banesėn e njėrit prej tė arrestuarve.

Gjithashtu nė banesėn e Klevis Baxhos ėshtė bllokuar dhe njė pistoletė me 8 fishekė, si dhe njė sasi tė hedhash prej 130 mijė lekėsh tė reja. Ndėrsa nė banesėn e Arjan Tetovės u kapėn 13 mijė euro.

Detajet e operacionit do tė jepen nė njė konferencė pėr shtyp nga Drejtoria e antikrimit tė organizuar nė Tiranė.
(s.g/BalkanWeb)  


....

Anomali & Mafia


Britani, kapen 1.5 ton droge, mes te arrestuarve shqiptare
 
 
 
LONDER- Njė rrjet ndėrkombėtar i trafikut tė kokainės ėshtė shkatėrruar nė Britaninė e Madhe. Mes anėtarėve tė rrjetit ishin dhe 13 shqiptarė.

Operacioni ėshtė kryer nga policia londineze e cila sekuestroi njė sasi prej 1.5 ton kokainė nė portin e anijes The Destini Empress tė ndodhur 200 milje larg brigjeve spanjolle.

Vlera e kokainės e destinuar pėr nė Britani e nė gjithė europėn ishte 400 milion paund. Operacioni u krye nė orėt e para tė mėngjesit tė datės 23 dhjetor, por policia informoi mė vonė rezultatet e operacionit.

Task force dhe Agjecia e krimit tė organizuar bėnė tė ditur se trafikantėt siguronin drogėn nė Kolumbi e pėrmes Spanjės e Karaibeve pėr tė mbėrritur nė tregjet europiane.
Operacioni u shtri nė katėr shtete, Britani, Spanjė, Karaibe e Kolumbi.Droga ishte e klasit A dhe trafikantėt akuzohen pėr pastrim parash nė vlerėn e milionave paund.

Sipas inspektorit tė policisė britanike Piter Bejer, kjo ishte njė nga sasitė e drogės mė tė mėdhatė e kapura ndonjėherė. Ai falenderoi policinė spanjolle pėr bashkėpunimin.

Nė njė raport tė fundit tė Shėrbimit Inteligjet nė Britani nė kėtė vend operojne 400 oganizata kriminale, ku shqiptarėt sė fundi kontrollojnė trafikun e heroinės e kokaines dhe gjithė prostitiucionin e organizuar.

Ky lajm i mediave britanike eshte komentuar nga forumet serbe ne internet, me titullin kapet kokaina e shqiptarėve, dhe dhjetra serbė kanė bėrė komente tė ndryshme antishqiptare, ku thuhet se shqiptaret kane gjetur nje menyre ilegale per te ushqyer njerezit e uritur ne vendin e tyre.

Vec 13 shiptarėve qe ndodheshin nė bordin e anijės, pėr kėtė trafik janė arrestuar edhe persona tė tjerė, por nuk pėrcaktohet kombėsia e tyre.
(NEWS24/BalkanWeb)


....


Anomali & Diktatur


 Raporti: Shteti pak kujdes per te drejtat e qytetareve te tij

 
 
 
TIRANE- Mbrojtja e lirive dhe tė drejtave tė njeriut, respektimi i tė cilave ėshtė parimi bazė i Kushtetutės, vazhdon tė jetė problem shqetėsues nė shoqėrinė shqiptare.

Pėr herė tė parė 70 organizata joqeveritare, qendrore dhe lokale, hartuan sė bashku njė raport mbi respektimin e kėtyre tė drejtave, ku kanė konstatuar njė sėrė shkeljesh tė vetė shtetit nė radhė tė parė, si garant i Kushtetutės, por edhe tė njeriut ndaj njeriut.

Konsiderohet si shqetėsues aksidenti i Gėrdecit, ku pėr shkak tė pakujdesive u lejua ushtrimi i njė veprimtarie me nivel shumė tė lartė rreziku pėr jetėn e banorėve, tė punėtorėve, por edhe tė mjedisit. Kritika vijnė edhe pėr sistemin e drejtėsisė, kryesisht nė zbulimin dhe vėnien para drejtėsisė tė autorėve apo tė trajtimit tė tė burgosurve nė burgje.

Nė raport pėrmendet fakti qė ka pasur mė pak vrasje se nė vitin 2008, por kanė mbetur ende tė pazbardhura vrasje tė tilla tė bujshme, si ajo e Fatmir Xhindit apo sulmi ndaj anėtarit tė Gjykatės sė Lartė, Ardian Nuni. Ky sistem kritikohet edhe nė zbatimin e vendimeve qė merren nga gjykatat dhe mosekzekutimi i tyre nga Zyra e Pėrmbarimit, si dhe pėr njė indiferencė ndaj dhunės qė ushtrohet ndaj tė miturve nė dhomat e paraburgimit, dhunė e cila ėshtė denoncuar nga kėta tė mitur, por qė nuk ėshtė hetuar.

Pas njė raporti tė gjatė, ku konstatohen shkelje tė shumta, kėto organizata qė e paraqitėn kėtė raport dje nė njė konferencė pėr shtyp, dhanė dhe rekomandimet e tyre. Fenomeni i gjakmarrjes si problem shqetėsues qė ka ngujuar rreth 1400 familje, kėrkon sipas kėtij rrjeti organizatash, forcimin e institucioneve tė drejtėsisė, pavarėsisė sė gjyqėsorit, prokurorisė dhe respektimin e shtetit tė sė drejtės; forcimin e sanksioneve ndaj dhunuesve tė pronės, tė jetės, tė familjes dhe dinjitetit tė personit. Janė disa shoqata qė kanė evidentuar se ushtrohet dhunė nga personeli i burgjeve apo i paraburgimit ndaj tė ndaluarve, tė dyshuarve, tė arrestuarve, por edhe tė sėmurėve nė qendrat spitalore. Nė rekomandime ata kėrkojnė miratimin e ligjit qė lejon monitorimin e kėtyre vendeve, si dhe garantimin e “statusit tė viktimės tė torturės”.

Pėr tė paraburgosurit kėrkohet pėrpjekje pėr tė luftuar keqtrajtimet; t’u garantohet higjiena personale; drejtori i Qendrės Spitalore tė Burgjeve nė Tiranė duhet tė urdhėrojė ndėrprerjen e menjėhershme tė lidhjes me zinxhirė tė pacientėve si praktike ēnjerėzore dhe degraduese.

Sa i takon tė drejtave politike, ky rrjet organizatash kėrkon qė tė parashikohet e drejta pėr tė votuar personat me aftėsi tė kufizuar; pėr akses dhe mbėshtetje pėr kandidatėt me tė njėjtat aftėsi. Pėr dhunėn nė familje kėrkohet qė nė ēdo komisariat tė ketė seksione tė veēanta pėr tė trajtuar viktimat e kėsaj dhune. Pėr regjistrimin e fėmijėve, organizatat sugjerojnė se duhet tė jetė qeveria ajo qė duhet t’i japė asistencė ligjorė falas dhe pėrfshirje sociale pėr regjistrimin e fėmijėve, veēanėrisht nė lehtėsimin e regjistrimit tė romėve dhe komuniteteve tė tjera nė rrezik. Sa i takon pakicave kombėtare, kėrkohet qė shteti tė ratifikojė Kartėn pėr Gjuhėt Rajonale ose Minoritare.

Ndėr 70 organizatat joqeveritare, qendrore dhe lokale qe hartuan raportin jane Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, apo organizata qė kanė kontribuar nė hartimin e kėtij raporti si CRCA-ja, KRIIK Albania, Grupi Shqiptar i tė Drejtave tė Njeriut, Instituti i Integrimit tė Persekutuarve Politikė, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qendra Shqiptare pėr Rehabilitimin e Viktimave tė Torturės e shumė tė tjera.
(GSH/BalkanWeb)
 

Gezuar Vitin e Ri 2010





 


Identifikuar
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #90 : 28/12/09, 01:01 »
0

Duke qene se jemi tek standartet:
Filluan lajmet horror. me kthimin e jorgove nga greqia dhe rrefugjateve te tjere nga europa filloi sezoni i aksidenteve dhe i vdekjeve ne grup.
Identifikuar
Kevinjon
BalkanWebs
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 3371

Respekt: -82

Profili
« Pergjigju #91 : 28/12/09, 12:12 »
0

Date 28.12.2009 Sapo lame pas festen e krishtlindjeve, Viti i Ri po afron. Emigrantet kthehen ne atdhe per te festuar me familjet. Une hap internetin, Faqen e Balkanweb dhe lezoj serisht lajmet kryesore...:

Kev

....


Lajm Nr. 1 - Populli qe rri gjithe diten neper kafene dhe i ben sehir gjendjes prej shpellaresh rreth e rrotull...


 
Durrės, vėlla e motėr mbyten nė njė gropė me ujė
 
 
 
DURRĖS- Mbyten nė njė gropė me ujė pranė banesės sė tyre dy fėmijė, vėlla e motėr. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 14:00 tė ditės sė sotme pranė Shijakut, ndėrsa fėmijėt 4 dhe 6 vjec janė gjetur nga banorė tė zonės.
Policia ka mbėrritur menjėherė nė vendngjarje dhe ka nisur punėn pėr hetimin e shkaqeve tė kėsaj ngjarje tragjike, qė sipas tė gjitha gjasave ka qenė njė mbytje aksidentale.
Fėmijėt ishin larguar shumė pak nga banesa pėr tė luajtur por fatkeqėsisht kanė pėrfunduar nė gropėn e mbuluar nga shkurret , nga ku nuk kanė mundur tė dalin tė gjallė.

Ndėrkohė njė tjetėr ngajrje e rėndė ka ndodhur sot nė Lezhė ku njė 12 vjecar ėshtė gjetur i mbytur nė njė kanal buzė rrugės qė tė con nė fshatin Tale. I mituri u gjet mbi ujra nga banorėt e zonės tė cilėt janė tmerruar kur kanė parė trupin e pajetė tė pluskonte mbi ujin e kanalit i cili ditėt e fundit ėshtė mbushur me ujė si shkak i shirave tė shumtė.
Menjėherė ėshtė njoftur policia e cila ka bėrė tė mundur edhe identifikimin e 12 vjecarit Mariglen. LL. Sipas dėshmisė sė prindėrve pranė bluve tė Lezhės fėmija i tyre, vuante nga sėmundja e epilepsisė, dhe mėngjesin e sotėm kish dalė pėr tė blerė ushqime nė dyqanin pranė banesės sė tyre nė fshatin Tale. Policia vijon hetimet pėr kėtė ngjarje ndėrsa dyshimet paraprake flasin pėr nje mbytje nė kanal si shkak i pėrjetimit tė krizave nga sėmundja.
(e.n/BalkanWeb)

....

Lajm Nr. 2 - Krimi ne Fier ka marre ngjyren e frikshme te nje vendi ku jetojne kafshet.

Fier, ekzekutuan emigrantin, pranga 3 adoleshenteve
 
 
 
FIER- Janė arrestuar sot nė mėngjes 2 nga autorėt e rrėmbimit dhe ekzekutimit tė 32 vjecarit nga Fieri. Trupi i emigrantit u gjet tė shtunėn paradite nga kalimtarė tė rastit, nė njė tunel tė ish-repartit tė tankeve nė fshatin Levan tė Fierit.

Policia informon se 17-vjeēarėt Sotir Hajdini dhe Romeo Osmani janė arrestuar sot nė mėngjes, ndėrsa i dyshuari si autor i tretė, Miēo Osmani, 18 vjeē ishte arrestuar dy ditė mė parė.

Sipas policisė, Hazizaj me automjetin e tij kishte kaluar nė fshatin Levan tė Fierit ndėrsa ikte pėr nė Frakull. Tre adoleshentėt akuzohen se e kanė ndaluar dhe i kanė hipur tė armatosur nė automjet, duke e drejtuar pėr nė tunelin e ish-repartit tė tankeve tė ushtrisė. Aty i kanė marrė 3 mijė lekėt qė kishte me vete, celularin dhe sende tė tjera personale dhe mė pas e kanė ekzekutuar me armė automatike. Autorėt kishin pėrdorur sėrish mjetin e viktimės pėr t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Automjeti ėshtė gjetur nga banorėt rreth 2 kilometra larg vendit ku u ekzekutua Hazizaj. Po sipas burimeve policore, mjeti ishte lėnė pranė lagjes sė tre romėve tė dyshuar si autorė. Tė sinjalizuar nga banorėt pėr mjetin e braktisur, oficerėt e shėrbimet e Drejtorisė sė Policisė sė Fierit kanė kryer krehjen e zonės duke gjetur mė pas brenda nė tunel, trupin e pajetė tė Hazizajt. Policia ka vijuar me grumbullimin e informacioneve nė rrugė operative pėr personat qė ishin parė tė lėviznin me mjetin e braktisur. Ishin kėto informacione qė zbuluan se nė makinėn e viktimės kishin qenė tre tė dyshuarit, dhe kaq ka mjaftuar qė shėrbime tė shumta tė policisė tė nisnin kontrollet nė banesat e tyre. Policia ka gjetur vetėm Miēo Osmanin nė banesė, ndėrsa dy tė tjerėt rezulton tė ishin larguar fill pas ngjarjes. Arrestimi i tyre ėshtė bėrė i mundur vetėm sot nė mėngjes.
(s.g/balkanWeb) 

....

Gezuar Viti e Ri 2010

 
Identifikuar
Ectasy
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 217

Gango

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #92 : 28/12/09, 12:12 »
0

Kevinjan mos u tmerro mos u frikso mos u alarmo ,festo i qete  ..  Uroj qe vitin 2010 te kemi sa me pak ngjarje kronike te zeze qe edhe Kevinjan te mos kete frike po te vije me qejf ne Shqiperi me pushime si cdo shqiptar ne vendin e tij
 ..
Identifikuar

UNE NUK I TREMBEM ARMIKUT QE I NDRISIN ARMET
agathia12
Moderator
i/e regjistruar!
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 28


prosti profesioniste

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #93 : 28/12/09, 17:05 »
0

MIRE NE SHQIPERI PO NE ANGLI SI TJA BEJME SE EDHE KETU VETEM SHQIPTARE NGA SHPELLAT ARRESTOHEN. SHUMICA JANE MBI SHKUMBIN.
Identifikuar

buce e zagarepsur
asisen
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 68

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #94 : 29/12/09, 18:06 »
0

MIRE NE SHQIPERI PO NE ANGLI SI TJA BEJME SE EDHE KETU VETEM SHQIPTARE NGA SHPELLAT ARRESTOHEN. SHUMICA JANE MBI SHKUMBIN.


Hahahahahahahahahaha mesiguri ti do te jesh minoritare ose antishqiptare, gjithsesi due me knaq intelektin tand.

Me siguri e ke fjalen per shpellaxhit e prostuticionit dhe drogs apo jo ??? Mesa di un Shpellaxhit e drogs dhe prostuticionit ne Angli ashtu si ne tane Europen mbare, fatkeqsisht tentojn me i pas shpellat posht Shkumbinit.
 
Vetem qe ti ta gjesh lumtunine e bots tande??? A ta ndajm pra kufinin ne Shkumbin bre, se noshta po gjejm paqe, si kane pa gjet t'part tone perpara me Grekt e Turqt ???

Mos te vin keq hic agathia12 sepse intelekti jot kenka i bazum komplet ne Tribalizem tipik te fiseve te paeksplorume ne Afrik ose ne Ameriken Jugore. Pamvarsisht se ma merr meja se ke problem me Tribalizmin e trojeve tjera . Po me vjen gjynah se kenke e pushtueme edhe me Tribalizem Islamo-Aziatik, pamvarsisht se kenke emigrante vete, qe perktheht se jetoke dhe kenke vete cigane (Arapesh) e ishullit Britanik.

Rrnoft Shqyptarizmi pa antishqyptare si puna e jote moj cigone (arapesh) Britaniet

Shyqyr qi paske pa thye qafen ne Ingliterr moj arapesh qi ban demek se je Shqyptare
Identifikuar

Sali Berisha asht = me fatkesin e III e mulueme me flamurin e profetit mas qasaj te 1918 e qasaj te Enver bythdulls
Kevinjon
BalkanWebs
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 3371

Respekt: -82

Profili
« Pergjigju #95 : 06/01/10, 17:05 »
0


Standarti i nje populli shikohet hapur dhe flet qarte per nivelin e tije kur ndodhin tragjedira dhe katastrofa banale sic po ndodh tani me ujrat e digave. Jemi ne vitin 2010 dhe ne veri te Shqiperise jeten e perditshme, sigurine njerezore e te pronave e dikton natura dhe mos kokecarja e nje populli qe nuk ka ndertuar asnje gje me vlere ne historine e vet. Jemi akoma ne epoken kur i luteshim eres, diellit, shiut si zot mbi ne!

Kemi qeveriun qe rrezikon me veprimet dhe mos-veprimet e tije popllin e vet! Kemi nje Popull malok qe nderton shtepite ne zonat e rrezikuara?! Kemi qeveriun qe ben sehir! Kemi Investimet per mirembajtjen e kaskadave qe nuk dihet se ku behen e ku vejne?! Kemi popllin jevgjit qe vjedh cdo gje te levizshme ne toke ajer e uje! Perse eshte shpikur kazma, lopata dhe puna une nuk po e marr vesh?! Trurin e kemi stakuar me kohe sepse ndryshe nuk do te kishim keto politikane por se perse nuk nxjerrim mesime une nuk po i ve dot emer?!

Ciorientimit administrativ, organizativ dhe popullor i bashkangjitet anti-solidarizimi, kakarisja e rendomte politike dhe mungesa e theksuar e pergjegjesise civile e pushtetare! Kjo eshte panorama e nje shoqerie jevgjite pa moral, e shpartallosur dhe e hutuar nga injoranca e vet. Kjo eshte standarti i jeteses alla shqipe ne vitet e demokracise Berishjane! Turp per pergjegjesit pushtetare, Turp per popullin shqiptar qe i a lejon vetes nje jetese te tille dhe turp per cdo simpatizant qe beson akoma ne bajraktarin e tije...

Kjo katastrofe nuk eshte as natyrore dhe as e shpjegueshme me pafajsi sepse kemi gati 100 vjet shtet dhe nuk jemi akoma ne gjendje te organizohemi kunder ketyre fenomeneve krejtesisht te shmangshme. Nuk jemi ne prehhistori por ne vitin 2010!

Katastrofe ndodhin gjithandej por nuk jane te natyres kaq banale sic po ndodh keto dite ne shqiperine e veriut! Turp dhe keqardhje per te permbyturit e pafajshem!

Kev

...

Hipokrizia e tragjedise

Nga Artan Lame

Ēfarė ndodh kur shtėpitė ndėrtohen nė njė fushė qė ėshtė nėn nivelin e lumit, kur argjinaturat dhe pritat qė e mbajnė lumin prishen, kur hidrovori qė duhet tė tėrheqė ujėrat ėshtė vjedhur dhe shkatėrruar? Do tė ndodhė ajo qė, me shirat e parė qė do tė bien, fusha do tė pėrmbytet, shtėpitė do pėrfundojnė nėn ujė, bagėtia do mbytet dhe njerėzia do shpėtojė duke hipur mbi ēati. Kėtė e di jo vetėm unė qė jam inxhinier me zanat, por edhe kushdo prej jush qė po lexoni kėtu. Po sikur t’u shtojmė kėtyre edhe faktin qė shtėpitė janė ngritur nė zonėn e sigurisė qė duhej tė shėrbente nė rast shkarkimi tė Komanit e Fierzės, e plot tė tjera ēdo tė ndodhte? E pra me ē’duket, tė vetmit qė nuk i dinė kėto gjėra, janė vetėm ata mijėra fatkėqij qė kanė ndėrtuar shtėpitė atje, si edhe qeveritarėt qė i lanė t’i ndėrtojnė.

Berisha shkoi nė vend bashkė me ministra e drejtorė. Pas tij vrapoi edhe Jozefina, pėr t’i treguar rajasė se vėrtet u erdhi veziri, por pashallesha e kėsaj ane jam unė. Pastaj vėrshuan edhe njė tabor deputetėsh, nga ata qė i ēon Berisha me celular, demek pėr t’ju gjendur njerėzve pranė. Pastaj u ngritėn e vanė edhe deputetėt e opozitės, qė tė mos i jepnin shkak pozitės t’u thosh se ju tė mafies puniste nuk jetoni me hallet e popullit. E gjithė kjo turmė e madhe e piramidės sė shtetit (tė gjithė rigorozisht pa kravata, qė tė mos bėnin figurė tė keqe mes trikove tė leshit), nxitoi tė shfaqej vetėm atje ku kishte njė kamera qė mund t’i nxirrte nė televizor, tjetėrkund s’u panė, se s’kishin gjė nė dorė pėr tė zgjidhur ndonjė hall.

Natyrisht qė rekordin e mbajti Berisha, qė e filloi me “jua them un juve, ka ardh det i madh nga Afrika” dhe e pėrfundoi me thasėt me rėrė qė duhej tė shkonin t’i merrnin te magazina nė Pukė, ndėrsa njerėzit pėrreth ose mbanin shėnime ose mbeteshin gojėhapur me dijenitė e paana tė bashministrit. Pastaj vazhdoi Jozefina, qė iu lutej nėnave dhe motrave tė linin shtėpitė dhe tė shpėrnguleshin sa tė ulte ujin qeveria me masat qė po merrte. A thua se nuk ėshtė po kjo Jozefinė, qė pėr 15 vjet rresht i nxiti po kėta njerėz tė shkuleshin e tė zinin fushat, ku tė gjenin e ku tė mundeshin. Pastaj vazhduan deputetėt e njėrės palė, duke thėnė se qeveria do merrte masa, se do t’i dėmshpėrblente pėr ēdo dėm tė pėsuar (prapė parį qė do i paguajnė shqiptarėt e tjerė); pastaj vazhdojnė deputetė tė tjerė, duke thėnė se faji ėshtė pikėrisht i qeverisė, se nuk ka riparuar hidrovorėt dhe pritat.

Pale po kur u thonė fatkėqijve qė tė lėnė shtėpitė, se do i ēojnė nė hotel nė Shkodėr, kur kėtu ta vjedhin shtėpinė duke qenė tė zotėt brenda, e jo mė sikur tė mbeten pa njeri. Dhe pikėrisht nė mes tė kėtyre thirrjeve pėr tė braktisur shtėpitė, se do i ruajė ushtria, mbėrrin lajmi se maskat kanė grabitur njė furgon me pasagjerė nė Vig.

Pashi Zotin (nė kini Zot), mjaft mė me kėto tallje me tragjedinė e atyre qė u keni hypur nė kurriz. O njerėz, nėse sot jeni me ujin nė grykė, jeni pikėrisht pėr fajin tuaj. Jeni ju qė ndėrtuat shtėpi atje ku nuk duhej ndėrtuar, se e kupton edhe bufi qė do mbyteshin me shiun e parė dhe natyra po pėrpiqet t’ua shpjegojė kėtė gjė duke ju mbytur vit pėr vit. Nuk mjafton tė themi se e ka fajin politika qė ju lejoi tė ndėrtoni aty. Prapė faji juaj ėshtė qė e keni lėnė dhe e lėmė veten tė na drejtojė njė politikė e tillė e papėrgjegjshme, e pandjeshme, e pangopur dhe e pacipė qė, pasi ju mbyt, vjen tė bėjė sikur ju hedh komardaren e shpėtimit.

Ka 20 vjet qė pritat dhe argjinaturat e lumenjve nuk riparohen, ose mė mirė tė themi pėr vit jepen fonde pėr to dhe pėr vit ato janė edhe mė keq se njė vit mė parė. Ka mbi 20 vjet qė pyjet po priten e po zhduken pa mėshirė dhe s’ka njeri qė nuk e di se prerja e pyjeve shton gėrryerjet dhe prurjet e pakontrolluara poshtė nė fusha. Ka mbi 20 vjet qė kanalet kulluese nuk pastrohen e nuk thellohen, ose mė mirė tė themi se parį jepen pėr vit, por prapė ata janė ēdo vit mė tė zėnė se njė vit mė parė. Ka mbi 20 vjet qė ndėrtohen shtėpi mbi kanale kulluese e mbi kolektorė dhe prapė themi se pse dreqin u pėrmbytėm. Ka 20 vjet qė shtretėrit e lumenjve po shohin shfrytėzimin mė tė paparė, e po gėrryhen nga kanibalėt dhe s’ka specialist qė s’e di se kjo shkatėrron rrjedhėn normale tė lumenjve. Pa shkuar kėtu mė tej, nė lukse tė tilla, siē do tė ishte monitorimi i vazhdueshėm i prurjeve, pėrgatitja e skemave tė ndėrhyrjes, riparimi i portave tė emergjencės, e mė the tė thashė. Ka 20 vjet qė politika luan me fukarallėkun e njerėzve dhe miopinė e hallexhinjve, duke i nxitur tė zbresin e tė zėnė tokat bash atje ku tė pėrmbyt edhe njė pėrrua, e jo mė njė lumė i tėrbuar. Tė gjitha kėto kanė 20 vjet qė ndodhin e pėrsėriten ēdo vit e mė keq dhe, e vetmja pėrgjigje qė jep politika, ėshtė tė shtojė numrin e politikxhinjve qė shkojnė atje nė ditėn e qametit pėr tė dalė nė televizor (kujdes, gjithmonė atė ditė pa kollare).

E pra njerėz, vetė e kini fajin dhe dijeni se, po vazhduat si po vazhdoni, edhe pas 20 vjetėsh tė tjerė, do tė jeni po aty mes ujit qė ju mbyt shtėpinė dhe me deputetin e ministrin qė atė ditė do ta keni aty pranė (sėrish pa kollare). Jo, unė nuk dua kėtė, unė dua tjetėr gjė. Unė dua qė ministri tė rrijė nė zyrė nė Tiranė dhe me kondicioner e me kravatė, por t’i japė udhė problemit tė vėrtetė. Dhe problemi zgjidhet vetėm duke bėrė ato gjėrat qė nuk janė bėrė pėr 20 vjet, qė nga hidrovorėt e kanalet, e deri te pyllėzimi i maleve. Pėr tė mos thėnė qė Ministri a Kryeministri, le tė rrinė me kollare e kėmishė tė bardhė nė Tiranė, nė zyrėn me ngrohje dhe ftohje, por tė planifikojnė, po qe nevoja, edhe shpėrnguljen pėrgjithmonė tė atyre familjeve qė politika e mbrapshtė i lejoi tė ndėrtojnė atje ku nuk duhet ndėrtuar.

Ka dy gjėra qė e pengojnė tė bėhet kjo gjė. E para, vullneti pėr ta zgjidhur njė herė e mirė problemin dhe e dyta, zgjidhja njė herė e mirė e problemit, do ta bėnte tė panevojshme politikėn e mbrapshtė. Po nuk u pėrmbytėn mė njerėzit, Kryeministri nuk ka mė mundėsi tė dalė me ta nė televizor sikur po i ndihmon. Po nuk u pre pylli dhe po nuk u mor zhavorri nė lumė, ministri nuk fiton mė me licencat e prerjes e tė zhavorrit. Po u ndėrtua siē duhet hidrovori dhe prita, ministri tjetėr nuk vjedh dot mė te tenderat, qė kėshtu bėhen dhe vilen vit pėr vit. Dhe e fundit, po u shpėrngulėn ata njerėz qė atje ku janė lėnė tė rrojnė mes llumit e baltės, ata nuk do tė jenė mė serbator qorr votash.
Bota ka parė shumė raste si ky i yni. Holandezėt pėr shembull, kanė 600 vjet qė luftojnė me ujin e detin dhe, me punė tė ndershme e politikė tė pėrgjegjshme ia kanė dalė tė fitojnė mbi tė. Ne kemi zgjedhur udhėn tjetėr, tė bėjmė sikur punojmė, tė bėjmė sikur qeverisemi, tė bėjnė sikur na qeverisin, tė bėjmė sikur bėjmė, ndaj e vetmja gjė reale dhe jo me gjoja na mbetet hakmarrja e natyrės dhe tragjedia e tė mjerėve.


...

Portat e potereve
 

NGA: ILIR DHIMA
 
Nė Shqipėri, shumica e njerėzve ishin tė bindur qė Viti i Ri do tė niste nė vijim tė gjendjes sė trishtueshme, me tė cilėn u mbyll 2009–ta. Madje mendohej qė do tė thellohej kjo gjendje, sidomos nė planin ekonomik, qė kriza politike do tė mahisej edhe mė shumė dhe qė tė gjitha standardet demokratike do tė pėsonin gremisje mė tė madhe. Por, atyre nuk u kishte vajtur mendja se, kėtij kuadri dramatik do t’i shtohej edhe pamja buzė njė katastrofe natyrore, qė me keq – qeverisja e vazhdueshme e koalicionit nė pushtet dhe tė liderit tė tij, vėshtirė tė shmanget pa dėme jashtėzakonisht tė mėdha, jo vetėm materiale.
Kėshtu qė, portat e hidrocentraleve tė Fierzės, Komanit dhe Vaut tė Dejės, tė ndodhura nėn presionin e ujėrave tė rrėmbyeshme tė kėtyre ditėve dhe tė atyre qė, sipas sinoptikave civile dhe ushtarake, nė vazhdim pritet tė vėrshojnė, hėpėrhė mund tė quhen ndryshe edhe porta tė potereve.
***
Me gjithė mobilizimin e menjėhershėm tė reparteve tė ndryshme tė ushtrisė dhe tė policisė sė shtetit pėr tė ndihmuar banorėt, veēanėrisht nė zonat rurale tė Shkodrės, specialistė tė njohur tė hidroteknikės dhe tė energjetikės janė shprehur nė media dhe mjedise tė ndryshme qė kjo gjendje tani alarmante, e jashtėzakonshme, mund tė ishte parandaluar qė mė parė me parashikime tė zakonshme gjatė afrimit tė stinės sė dimrit, sidomos nė veriun e vendit. Mirėpo, ministri i Energjetikės u kundėrpėrgjigjet atyre dhe tėrė opinionit tė shqetėsuar se, Ai po punon pėr normalizimin e situatės me ekspertėt mė tė mirė tė vendit, jo vetėm me ata qė paguhen pėr kėto punė, duke mos i ekspozuar fare ata, madje as duke mos u zėnė emrat me gojė.
Njėkohėsisht, prej selisė rozė publikohen tė dhėna qė tregojnė indiferencėn e Qeverisė pėr tė parandaluar kėtė katastrofė. Madje, prej saj artikulohen akuza konkrete, kur thuhet se institucionet qeverisėse e fshehėn nivelin e lartė tė ujit nė kaskadėn e Drinit gjatė muajit nėntor, ndėrkohė qė jo tė eksportohej masivisht energji elektrike, por importohej jo pak energji, duke lėnė tė nėnkuptoheshin kėshtu edhe motivet e korrupsionit pėr ndėrmarrjen e kėtyre veprimeve. Mirėpo, pėrgjigjja - si zakonisht flakė pėr flakė - nga selia blu, nė vend qė tė shtronte disa fakte dhe argumente pėr tė pėrgėnjeshtruar ato qė thoshte kundėrshtari politik mė i madh, nuk ishte gjė tjetėr veēse njė retorikė, pėrmbajtja boshe e sė cilės nuk mohonte atė qė sapo ishte deklaruar, por veēse e pėrforconte atė: Partia Socialiste – shqiptonte pak a shumė zėdhėnėsja e Partisė Demokratike – me kėtė fatkeqėsi qė ndodhi brohoret me entuziazėm etj, etj. Sikurse ministri i Mbrojtjes, pasi tregon se sa dhe ēfarė forcash ushtarake janė shpėnė nė rrethinat e Shkodrės pėr tė evakuuar banorėt e tyre, nuk mund tė rrijė pa thėnė se opozita e ka gabim qė shprehet ashtu. Pra, njė palė me fakte, qofshin edhe tė gabuara, tjetra me kuturisje e llomotitje.
Nė tė njėjtat valė ēorientuese dėgjohet edhe Drejtori i Pėrgjithshėm i Emergjencave Civile, i cili ditėn e hėnė, kur reshjet e shiut pėrkohėsisht u pakėsuan dhe niveli i ujit nė kaskadė kishte rėnė me kaq e aq centimetra, deklamoi me zė tė lartė se, organet qeverisėse e paskan vėnė situatėn nėn kontroll. Pikėrisht, kur njė ditė mė parė dhe njė ditė mė pas deklaratės sė tij, kryetari i Qeverisė u lutej banorėve qė tė evakuoheshin nga shtėpitė e nga tokat e tyre, sepse ato do tė pėrmbyteshin gjerėsisht, sepse tė dhėnat meteorologjike tregonin pėr pėrkeqėsim tė gjendjes klimaterike, sė paku pėr dhjetė ditėt e ardhshme, sepse ndodheshim nė buzė tė katastrofės etj, etj. Pikėrisht, gjithashtu, kur Drejtori i Pėrgjithshėm i Korporatės Energjetike Shqiptare dilte nė njė konferencė shtypi, duke e bėrė tė domosdoshme hapjen e portave tė hidrocentraleve, pėr tė mos rrezikuar gjithė vendin.
***
E gjithė kjo atmosferė zhurmėtare dhe ngatėrrestare, e papritshme dhe e rrezikshme, e krijuar dhimbshėm dhe dramatikisht ditėve tė para tė kėtij viti, tė cilin shumėkush ia uroi njėri - tjetrit me gjysmė zėri, pa shumė bindje, qė tė jetė i mbarė, deri tani ka treguar haptazi nė masa tė gjera tė shoqėrisė sonė edhe pėrmasa tė shtrembra e atavike tė atyre qė quhen ‘solidaritet’ dhe ‘liri’. Sepse ėshtė e vėshtirė tė bindėsh, sė paku, njė tė katėrtėn e popullsisė tė aftė pėr punė qė tash nuk punon, se aktivizimi i plotė nė ekonominė e tregut s’ėshtė njė iluzion. Sepse ėshtė po kaq e vėshtirė qė tė zgjohet besimi te, sė paku, 30 pėr qind e njerėzve tanė qė jetojnė nė mjerim dhe nė varfėri, se ata mund tė gjejnė zgjidhjen e duhur dhe se publiku solidarizohet me fatin e tyre, kur polarizimi midis tė qenurit i varfėr dhe i pasur merr pėrmasa drastike.
Prandaj, nuk mund tė habitesh tek dėgjon kėto ditė nė emisionin mėngjesor tė News 24, gjatė tė cilit qytetarėt shprehin shqetėsimet dhe preokupimet e veta, se disa prej tyre s’bėhen fort merak pėr fatin e banorėve tė Veriut, kur edhe Durrėsi po pėrmbytet. Me gjithė tėrheqjen e vėmendjes qė u bėn drejtuesi i emisionit, ndoshta duhet marrė parasysh qė tė tillė njerėz, tė cilėt shprehin publikisht kėto mendime, nuk i gėzohen dinjitetit njerėzor, ngaqė nėn qeverisje tė tilla janė tė ngarkuar me shqetėsimet dhe frikėn e pėrditshme pėr mbijetesėn e vet dhe tė familjeve tė tyre. Ata gjithashtu, nuk janė nė gjendje tė mbajnė pėrgjegjėsi, sepse vetėm njerėzit realisht dhe plotėsisht tė lirė mund tė jenė tė pėrgjegjshėm.  
« Ndryshimi I Fundit: 06/01/10, 17:05 nga Kevinjon » Identifikuar
Kevinjon
BalkanWebs
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 3371

Respekt: -82

Profili
« Pergjigju #96 : 10/01/10, 13:01 »
0

Standarti i ulet i gazetarise Shqiptare dhe roli i saje corientues ne shoqerine Shqiptare!

Shpesh here kur degjojme per deklarata apo qendrime te ambasadave te huaja ne lidhje me Shqiperine dhe politiken e saje te brendshme kemi pershtypjen se jemi te varur, sunduar apo pa sovranitet shteteror. Shume here kjo ndjenje e keqe inferiore eshte e bazuar por akoma me shpesh ajo eshte edhe produkt i injorances sone qe nga mungesa e nivelit shkollor, qyteterues dhe horizontit bashkohor arrijme te i a imponojme vetes nje inferioritet te tille saqe shkojme deri aty sa nga informacione thjesht formale dhe pa asnje lloj efekti per secilin prej nesh hartohen "lajme" dhe publikohen lloj lloj budallalliqe sic kuptohet nga ky "lajm" i kote dhe qesharak i gazetarise Malokce!!!

Ky "lajmi" i meposhtem eshte nje formalitet normal i administrates se huaj dhe nuk ka asnje arsye te sillet ne gazetarine on-line te botes Shqiptare! Ky lloj njoftimi behet gjithnje ne raste katastrofash dhe nuk perben asnje lloj mesazhi politik te ambasades per Shqiperine. Qe ne veri te Shiperise ka permbytje kjo dihet boterisht sepse kemi dite te tera qe po degjojme prandaj nuk ka arsye te "botohen" informacione te kota per boten e Shqiptarise sepse nuk jane informacione te interesit te gjere qe na interesojne ne!!! Nqs. eshte nje servis per shqiptaro-amerikanet kjo nuk justifikohet sepse ata dine aq Shqip sa ta marrin vesh vete se ne veri ka permbytje. Nqs. eshte per te huajte qe nuk kuptojne Shqip atehere eshte e kote te publikohet nje lajm i tille ne gjuhen Shqipe! Pra kush eshte arsyeja pervec injorances gazetareske per te mbushur faqet me lloj lloj brockullash irredentiste?

Gazetare te shpifur!!!

kev

...

SHBA: Qytetarė, mos udhėtoni nė Shkodėr, ėshtė pėrmbytur

 
 
 
Ambasada amerikanė nė Tiranė i ka bėrė thirrje qytetarėve tė vet qė pėr kėtė kohė emergjence dhe pėrmbytjesh nė veri tė vendit, tė shmangin zonėn e rrezikut.
Deklarata ėshtė bėrė nė website-in zyrtar tė kėsaj ambasade nė Tiranė, duke marrė parasysh tė gjitha tė dhėnat qė raportohen nga mediat, por edhe nga kontaktet qė kanė pasur diplomatėt me zyrtarėt e qeverisė shqiptare.

“Shirat e fortė dhe shkrirja e dėborės kanė rritur prurjet e ujit nė lumenjtė qė rrjedhin nė veri tė Shqipėrisė, e kryesisht pėr lumenjtė Drini dhe Buna, kanė rezultuar nė njė pėrmbytje tė gjerė nė hapėsirėn e lumit Drin, kryesisht nė fushat rreth lumit dhe nė rajonet e Shkodrės dhe Lezhės. Njė pjesė e rrugės Tiranė-Shkodėr ėshtė raportuar si e pėrmbytur, me njė trafik qė mbetet i limituar vetėm pėr makinat e tonazhit tė rėndė. Dhe si informacion shtesė, rruga ndėrmjet Shkodrės dhe Tropojės raportohet tė jetė e pakalueshme pėr njė trafik normal. Pėr fshatrat e Dajēit dhe Obotit ėshtė urdhėruar evakuimi i tyre nga banorėt dhe tė tjera evakuime janė tė mundshme mė vonė” thuhet nė njoftimin e ambasadės amerikane nė Tiranė.

Sipas informacioneve qė jepen nga ambasada, edhe vete vullnetarėt e Korpusit tė Paqes qė operojnė nė veri tė vendit janė kthyer nė Tiranė si pasojė e mos-ushtrimit tė aktivitetit tė tyre.

“Ambasada e Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė inkurajon tė gjithė qytetarėt amerikanė nė rajonin e prekur tė monitorojnė kanalet televizive pėr njoftimet e mbylljes sė rrugėve dhe evakuimet dhe t’i shfrytėzojnė kėto informacione me kujdesin mė maksimal. Udhėtimet nė kėto zona tė prekura nga pėrmbytje duhet tė shmangen gjatė kėtyre kohėve. Qytetarėt amerikanė qė udhėtojnė jashtė, duhet nė mėnyrė tė rregullt tė monitorojnė website-in e Ambasadės Amerikane dhe tė Departamentit tė Shtetit pėr ēėshtjet konsullore ku mund tė gjenden tė gjitha informacionet pėr vendin.

Qytetarėt amerikanė qė jetojnė apo udhėtojnė nėpėr Shqipėri inkurajohen tė regjistrohen nė Ambasadėn amerikane nė Tiranė nėpėrmjet regjistrimit nė website tė udhėtimit tė Departamentit tė Shtetit. Duke u regjistruar do tė jetė mė e thjeshtė pėr zyrtarėt e ambasadės t’i kontaktojė ata nė rast emergjence” thuhet nė njoftimin e ambasadės.
(s.g/BalkanWeb)  
Identifikuar
Cakalli7
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 1139


Militant

Respekt: -185

Profili
« Pergjigju #97 : 10/01/10, 19:07 »
0

Ben gabim ti edhe ata te tjeret qe i bien me qafe popullit.
Ai e ka treguar 3 here veten:
- 1990 kur rrezoi bustin (perfshire edhe pjesen qe nuk donte por nuk nderhyri per ta ndaluar)
- 1997 kur rrezoi qeveri e terrorit te bardhe te Sali Berishes (pershire edhe pjesen qe qe me PD por nuk doli per ta mbrojtur)
- 1998 kur Saliu doli ta merrte pushtetin me revolucionin e bardhe qe i zgjati vetem 4ore.
Ky popull e ka kuptuar qe i ka humbur frenat e fatit te vet, qe cfaredo qe te votoje, dikush jashte nen nje poltrone te ngrohte do vendose se cfare do behet edhe kush do drejtoje.
I vetmi shpetim eshte:
- te haje nje kothere brenda vendit edhe te kenaqet me te
- te ike jashte te haje nje kothere atje edhe te kenaqet me te.
Identifikuar

Ai qė kontrollon tė shkuarėn kontrollon tė ardhmen. Ai qė kontrollon tė tashmen kontrollon tė shkuarėn. - George Orwell (1903-1950)
kalimtari
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 40

Respekt: +1

Profili
« Pergjigju #98 : 10/01/10, 19:07 »
0

4 vjet terapi intensive. Pak.
Identifikuar
kalimtari
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 40

Respekt: +1

Profili
« Pergjigju #99 : 10/01/10, 19:07 »
0

Pa shaka, ska faj populli i shkrete, kur i duket partia e majte si parti e djathte dhe anasjelltas.
Identifikuar
Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8
  Printo  
 
Shko te: