Vallja e shkronjave
Faqe: 1 [2]
  Printo  
Autor Tema: Vallja e shkronjave  (Lexuar 21718 here)
fara
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 437

Respekt: +2

Profili
« Pergjigju #25 : 15/12/09, 12:12 »
0

Roboti


Njeriu nga hekuri punuar
me butona levize,
robot me kane pagezuar
dhe nuk jam me surprize.

Jam i programuar
gjithmone me bateri punoj,
kur nuk kam deshtuar
perveq baterine kur shpenzoj.


Radio


Nuk jam det, por kam vale
dhe permes tyre percjell,
zerin qe juve ju fale
caste te kendshme ,si dita me diell.

Kam emisione edukative
qe ne jete do te ju duhen,
por per muzike doren e shtrive
volumin ngrite aq sa veshet druhen.


Rasti i vecant


Ne nje rast feste ne stadiumin e qytetit u be koncert me kengetare dhe mes tyre dhe ishte edhe Genta Ismaili.
Mbesa ime e ka idol andaj une e morra dhe shkuam ne koncert.Shume te rinj, zeri i muzikes ne maksimum te gjithe kenaqeshin. Kuptohet kenaqej edhe Enea .
Por ne nje cast tha ; - a mund ta takojme ?.
- Besoj po! - thash .
S'paku shpresoj se mundemi.
Shkuam prapa skene dhe kur Genta pushonte , intervenuam dhe Genta erdhi .Enea e perqafoi fort sinqersht me shpirt.
- Si quhesh? - e pyeri genta.
- Enea - tha me zerin qe i dridhej.
- Ke ardhe me mamin ? pyetja tjeter .
- Jo me hallen ! - ishte pergjegja
Duke u mbajtur per dore dhe duke u perqafuar e pyeti ;
- Po kenaqesh ?
Shume - tha Enea.
Per fat te keq nuk u fotografua per te patur nje kujtim me fakt .
Por edhe keshtu eshte nje kujtim i forte ne kujtesen e Eneas sepse kur i tregon dikujt e thote me kenaqesi dhe krenari se ka takuar, dhe perqafuar Genten.
       
Identifikuar
fara
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 437

Respekt: +2

Profili
« Pergjigju #26 : 15/12/09, 12:12 »
0

shkronja rr

--------------------------------------------------------------------------------

Rrota

Me degjoni femi; - jam rrota
kam formen rrumbullak,
si do te dukej bota
pa mua mendojeni pak?

Do ishte e kot te jete
i famshmi Mersedes,
pa mua kish me mbet
te levize nuk ka shprese.


Rrufeja


Jam energji,jam elektrik
perndryshe me quajne rrezik,
kur godas per fat te keq perplase
vej zjarre, mund te vras.

Shume femi kur me degjojne
friken s'mund ta kontrollojne,
por nga larg kur me veren
dukem bukur jam fenomen.



Rrebeshi


Rrebeshi femi te dashur eshte shi , me ere te fort,qe nuk zgjate shume .
Ishte kohe e keqe, por nuk dinim se do nis rrebeshi .Enea behej gati per ne shkolle,morri edhe ombrellen.Por une duke e shikuar kohen ashtu te ashperrsuar vendosa te shkoj me te. Derisa dolem ne rruge ja nisi rrebeshi.
Po kethehemi sa jemi afer i thash Eneas.
- Jo! - me ketheu Enea dua te shkoj ne shkolle.
Vazhduam te ecnim ,ombrellen e hoqem, se era e shkaterroj fare.
Era do na rrezonte edhe neve sa e fort ishte .Sa qe ne mbaheshim per dore, ne shtynte era nje sekonde pastaj e rimerrnim veten .
Deri ne shkolle ishte kjo situate, lufte me eren. Kur mberritem ne shkolle ishim te lagura fund e krye, q'i thone fjales.
Por kur hyme ne klase rrebeshi ishte ndalur, dhe ne dukeshim qesharake.Nga dritarja te shikoje nuk binte shi, femijet ne klase kishin shkuar para rrebeshit ishin normal, vetem ne sikur kemi humbur rrugen .
Por ne fakt klasa ishte gjysem e zbrazet.
U pershendetem me mesuesen, dhe u morrem vesh qe te shkonim ne shtepi se Enea ashtu e lagur mund te smurej.
Por ishte nje pervoj qe Enea shpesh e kojton.
       
Identifikuar
fara
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 437

Respekt: +2

Profili
« Pergjigju #27 : 05/01/10, 12:12 »
0

Shkronja S

Syri

Jam syri kalterosh
edhe i z,i mund te jem,
di te jem bukurosh
dhe magji te kem.

Me mua ju shijoni
bukuri plote mall,
e di se me adhuroni
betoheni pash syte ne ball.



Sandale


Djal e vajze ti e di
jam mbathje qe ju doni,
te ecni me mua eshte lehtesi
edhe kembet i zbukuroni.

Nga plastika e lekura
me rripa, lule, e forma tjera,
nder me te ndryshme ngjyra
me mua sandale, ju kalon vera.



Seksi


Femije te dashur tipari natyror qe e dallon djalin nga vajza quhet seks ose gjini.
Kjo ehte nje teme shume e ndjeshme ,delikate dhe ne shumicen e raste edhe tabu ose e ndaluar.
Por morra guxim te shkruaj per kete teme e shtyre nga nje fenomen qe e shikoja ne internet.
Disa femije qe une kam mundesi tu shoh adresat elektronike te tyre,, nick name'' i kishin me porosi dashurie.
Mbeta e befasuar se ishin ne klase te gjashte deri tete.
Ju jeni te vegjel por mendoj se qe sot eshte mire ti dini disa gjera .
Andaj duhet te bisedoni me mamat dhe baballaret e juaj.
Une dua t'ju them se cdo gje qe sheh syri yne dhe i pelqen shume shendrohet ne dashuri.
Por dashuri mes dy gjinive eshte ndjenje qe i takon te riturit dhe fillon nga mosha tetembedhjete vjeqare.
Edhe pse mund ta kemi me heret por duhet te jete ne menyre platonike.
       
Identifikuar
fara
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 437

Respekt: +2

Profili
« Pergjigju #28 : 28/01/10, 12:12 »
0

SHKRONJA SH

Shalqini

Kam forme rrumbullake
mund te kem vezake,
kam mishin ngjyre kuq
edhe farat qe duhen huq.

Kam emrin shalqin
besoj shijen ti ma dine,
ngjyra ime te shton gjak
keshtu qe mos me kurse aspak.


Sharra

Une jam sharra
kam dhemb por jo per arra,
per dru te medhenj deri ne qiell
qe i beje me duar me i mbledhe.

Tash me jam elektrike
mik kujdes se po nuk me fike,
malin ta beje pershesh
mal me s'do te kesh.

shantazhi

Femije te dashur ndoshta ju se dini kuptimin e fjales shantazh, por se besoj se nuk e keni perdore ndonjehere.
Sepse Dini dhe Enea e perdorine shpesh ja po jua tregoj nje rast .
Nje dite Enea beri nje sherr dhe kuptohet e pa Dini.
- Mos i trego mami! - i tha Enea.
- Jooo ! - bertiti Dini dhe kjo ngjarje u harrua.
Por nje dite Enea kishte nje loder qe ja kishte dhene shoqja, kur e diktoj Dini, i pelqeu shume andaj i tha ; - Ma jep lodren mua.
- Jo se e kam kujtim nga shoqja! ja ketheu Enea.
Tani Dini e kishte te gatshme fjaline tjeter.
- Kam per ti treguar mamit per sherrin qe ke bere!
Atehere Enea i tha ; - mire ta jap ta mbash pese dite .
Dhe per fat te mire edhe Dini u pajtua.
Keto jane shantazhe simpatike, edhe pse pas disa oresh, do te shohesh lodren te lene nga te ty.
       
Identifikuar
fara
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 437

Respekt: +2

Profili
« Pergjigju #29 : 28/01/10, 12:12 »
0

Trimi

Jam trim zemerflake
gjak nen vetulle marre,
atdheut ti dal hak
u bera prijes bajraktar.

Kete zemer ty ta fal
me gjithe shpirt te them,
te jesh krenar qe me ke djal
edhe une me ty krenar te jem.


Taksi

Une jam makine
me quajne taksi,
me mua levizine
njerezite ne pergjithesi.

Taksimetri tregon
sa rruge kemi kaluar,
paguan ai qe udheton
ne vend qe do duke shkuar.


TAKETUKE

Zana eshte nje vogelushe pese vjeqare.Eshte e shkathet, andaj nje dite kur e diktoi taketuken ku babi derdh pluhurine e cigares morri per ta pastruar.
Mamit nuk i pelqeu shume, por nuk foli pasi babi filloi ta lavderonte me plote entuziazem.
- Na u rrite vajza e sheh si po punon ! -tha.
Zana u gezua shume sa qe pas cdo cigareje ajo qohej dhe bente te njejten gje .Ne fund taketukja i ra nga dora dhe tepihu u be pis kurse Zana filloi te qaj.
Mami filloi ta qetesonte duke i thene se edhe asaj mund ti ndodhe nje gje e tille.
Zana ne fund u qetesua por nuk morri me taketuke ne dore per kohe te gjate.
Femije te dashur qe te vegjel duhet te mesoheni te punoni ne shtepi kuptohet nen drejtimin e mamit .
Memat e juaja e dijne se cilat pune mund ti beni sipas moshes dhe aftesise qe keni.Dhe jo vetem vajza, por edhe djem sepse shtepia eshte e te gjitheve, jo vetem e gjinise femerore.
           
Identifikuar
fara
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 437

Respekt: +2

Profili
« Pergjigju #30 : 02/02/10, 14:02 »
0

Shkronja Th

Thumbi

Hau - emrin e kam thumb
jam shume paqesor,
por besimin e juaj humb
nese me prekni me dore.

Ju dhemb e di mire
keshtu qe kujdes ju them,
te keqen ta evitoni kam deshire
se prane dua t'ju kem.


Thoni

Vajza dhe djem jam thoni
pasi dini me te numeroni,
bashk kembe e duar
bejme dhjete te bashkuar.

Ne cdo dite rritemi
ne jave apo dhjete dite pritemi,
je i zoti besoj ti
prersen ne dore mbane tani.


Tharmi ose Aditiv


Keni pare femije ndonjehere te gatuaj buken mami?.
Nese nuk e keni shikuar ju propozoj ta shikoni, por edhe nese mami nuk bene buke atehere luteni ta beje nje here qe ta shihni se q' mrekulli bene tharmi.
Nga mielli ,uji i vaket ,tharmi dhe kripa ,nga menyra si di mami do ta beje brumin.
Ne vazhdim i mbetet tharmit ta bej punen e tij.
Pas nje kohe te caktuar do te shihni se brumi eshte fryre, eshte rritur, duket fantazi.Por nese mami harron, brumi do te rritet aq shume sa qe duket sikur ka shperrthyer.
Pastaj kete brum mami e punon ,dhe bene buken e cila besoj eshte me e shijshme se ajo e duqanit.
         
Identifikuar
fara
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 437

Respekt: +2

Profili
« Pergjigju #31 : 02/02/10, 14:02 »
0

Shkronja U


Ujku

Cka t'ju them per veti
femije te mire, e te uruar,
une dhe ju prej se verteti
kur s'kemi per tu takuar.

Jam ujk ,jetoj ne mal
me te vegjel se une kullufis,
edhe te fortit perpara i dal
kam qef grindjen me nise.


Uniforma

Ta dini ne bote ka norma
qe duhen respektuar,
keshtu qe perdoren uniforma
ngjyre dhe madhesi ndryshuar.

Doktor dhe ushtarak
sportist dhe stjuardese,
nxenesi qe se ka shume merak
te jete pa uniforme nuk ka shprese.


Udhekryqi


Udhekruqi eshte vendi i lidhur nga te kater ane me rruge .Zakonisht per ju femije udhekryqi eshte i rrezikshem per tu kaluar sepse do vemendje te madhe .
Andaj kur jeni ne udhekryq dhe ende si dalloni ngjyrat, cila eshte per per te kaluar ju, apo me keq nuk ka fare semafor.Atehere eshte mire te prisni ndonje te moshuar dhe te kaloni bashk me te ,ta pyesni xhaxhin polic nese ndodhet na ate cast afer.Por nese veq duhet te kaloni vete atehere shikoni nga cdo ane te mos kete asnje automjet dhe pastaj kaloni.
Une po ju tregoj nje ndodhi te Dinit jo ne udhekryq por ne vend me tre rruge.
Dini vinte nga rruga anesore duke vrapuar ne rruge kryesore kurse ne rruge levizte nje kamion i madh.Si'q me treguan se Dini se kish iden se c'ka ndodhur.
Kamioni u ndal ne cast kurse Dini kishte mbledhur krahet, i kishte vene duart ne vesh te mbrohej nga ushtima dhe besoj priste me te keqen sepse kamionin e kishte nje apo dy metra larg.Fatmiresisht nuk ndodhi asgje.
Kur erdhi ne shtepi duke vrapuar tha; - per pak me shkeli kamioni.
Ishte i humbur i frikesuar i verdhe ne fytyre,e qetesova duke e marre me te mire.
       
Identifikuar
KaDHaisti Franko
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 11873


Respekt: +34

Profili
« Pergjigju #32 : 02/02/10, 14:02 »
0

shume te bukura fara...
Identifikuar

Ti rrish larg "idiotllizmit", do te thote ta kesh prekur me pare ate...
fara
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 437

Respekt: +2

Profili
« Pergjigju #33 : 02/02/10, 15:03 »
0

KaDHaisti Franko faleminderit shume.
Identifikuar
fara
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 437

Respekt: +2

Profili
« Pergjigju #34 : 05/02/10, 12:12 »
0

Shkronja V

Haj une jam vera
kam diellin aleat,
dikujt i vij deri tek dera
e dikujt i futem ne shtrat.

Shkoni ne pishine
te nxehtine ta largoni,
dhe peme plote vitamina
qe poqa une shijoni.

Veza

Kam levozhge te bardhe
ne bote vete nuk kam ardhe,
por gjithenje me deshire
me ka sjelle pule e mire.

Sa nje cope mishi kam vlere
kam proteina kjo e ditur perhere,
jam e shijshme me do ti
te zier, ose te perzhitur ne ,,sy''.


Vaksina

Vaksinat jane permbajtje me lende te perpunuar ne laborator qe marrine femijet per te fituar imunitet ,kunder smundjeve te rrezikshme si ;tuberkulozi, paraliza, kolli i thate, fruthi etj.
Keto smundje jane shume te rrezikshme per nje organizem te brisht si i juaji femi te dashur ,sa qe ne kohera te vjetra vdisnin shume femije.
Keshtu qe per fat jane krijuar vaksinat me te cilat femijet mbrohen.
Vaksinat fillojne te mirren qe nga lindja, dhe e fundit ne moshen 18 vjeqare.
Vaksinat behen pa para, dhe jane te obligueshme per cdo femi.
Dicka interesante t'ju them se nga vaksina cdo njeri ka shenje ne trup.
       
Identifikuar
fara
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 437

Respekt: +2

Profili
« Pergjigju #35 : 06/02/10, 12:12 »
0

Shkronja X

Xixellonja

Hau - jam nje xixellonje
bej drite kur eshte nate,
jam e vogel sa nje shkronje
se di a kam tension nje volt?

Por mua kjo me mjafton
veres ne terr te mos rri,
por kam edhe buton
kur dua driten ndali.


Xehetari

Une punoj ne zgafelle
qe do te thote diku thelle,
nen dhe ku s'ka drite
xehet e qmuara ne drite me i qite.

Balli me djerse plote
por e di nuk u lodha kot,
vogelush nga mundi im
bota ka shume fitim.


Xoni


Xoni eshte nje qun i lagjes sime, shpesh kur e takoj bisedoj nje qik se kam deshire .
Nje dite e pyeta ; - ke shume shok e shoqe Xon ?
- Kam plote! - me dha pergjegje.
- Po shok zemre , me te ngusht ,qe e do fort ?
Mendoj pakez e pastaj me tha;
- Vellai im me i madh eshte shoku me i mire, se me ndihmon kur s'di detyra ,me jep lodrat, me mbron tek mami kur gaboj,me mbron nese ndonje femi me i fort me ngacmon....... ai bene shume per mua.
Por kam edhe shok klase ,qe duhemi dhe i ndihmojme njeri tjetrite.
Me kaq perfundoi biseda ,dhe mua me shtyri te mendoj per shoqeri.
Vogelushe dhe vogelush shoqeria e klases se pare eshte nje shoqeri e krijuar spontanisht dhe do te ece me hapa te ngadalte si jeta e juaj.
Do te kaloj neper sfida te ndryshme te jetes femojerore ,dhe ata qe do i kalojne sfidat me sukses ka mundesi qe te mbeten shok ose shoqe te perjetshem.
Edhe pse shok dhe shoqe fitojme gjate gjithe jetes.
         
Identifikuar
fara
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 437

Respekt: +2

Profili
« Pergjigju #36 : 07/02/10, 13:01 »
0

Xhkronja Xh

Xhuxhi

Xhuxhi jam djema
dhe ju vasheza nga salla,
te shoh si eshte skena
erdha drejt nga perralla.

I qeshuri jam me dalloni?
vellezerite i kam ne shtepi,
Borbardhen nese e lexoni
ju bejme bashk shoqeri.


Xhami

Pa mua asnje dritare
s'do te kishte kuptim fare,
dhe tani e dini kete pune
mua me shihni cdo kund.

Ne shkolle ,poste dhe ambulance
per te ftohtine jam garance,
une e kam emrin xham
kujdes po me theve behet nam.


Xhinse

Te dashurite e mi xhinsi eshte material me i popullarizuar ne bote per veshje.Eshte shpikur ne Amerike ,Por eshte perhapur ne gjithe boten.
Gjithe bota qe nga femijet dhe deri tek te moshuarit qe ndihen te ri veshin xhinse.
Jane pantollona, xhupa , fustane, funde, jelek ,ndonjehere edhe ndonje cante e vecant .Jane veshje sportive ,te pershtetshme,dhe kam pershtypje me te qendrueshme.
Edhe ju femi e di se keni ne garderoben tuaj veshje nga materiali xhins dhe besoj se ju pelqejne .Une per veten time i pelqej shume.
       
Identifikuar
fara
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 437

Respekt: +2

Profili
« Pergjigju #37 : 08/02/10, 14:02 »
0

Shkronja Y

Ylberi

E di se zbukurohet natyra
nga ato shtate ngjyra,
qe ne forme harku ne qiell
une ylberi tek ju i sjell.

Mos pyetni para ku gjej
per ngjyre, as ku i blej,
ose ngjyrat a ngaterrohen
them ato jane qe te shijohen.

Ylli

Motra dhe vellezer jemi
qiellit te pa ane sillemi,
jetojme vetem per kanaqesi
t'ju bejme juve shoqeri.

Edhe hena si nena jone
gjithe jeten na shoqeron,
s'na shihni qielli kur ka re
por per kete faj s'kei ne.


Ypsiloni

Ypsiloni quhet e panjohura ne matematike .Duhet te them se une nuk kam qene e fort ne matematike dhe s'do te flase me per te.
Edhe ju per kete te panjohur do te mesoni ne klasa me te larta.Por dua te them per te panjohurat qe i hasni ne jete.
Qe nga lindja cdo gje eshte e panjohur per ju, por cdo dite, cdo vit, keni zbuluar dicka nga jeta ,dhe do te zbuloni per gjithe jeten .
Kur nje te panjohur e keni te njohur me, eshte mire t'ja tregoni edhe shokut dhe shoqes ne ate menyre to te mesojne edhe ata.
Dhe qe eshte me e rendesishme do te keni per se te bisedoni dhe te zhvilloni intelektin tuaj.
       
Identifikuar
fara
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 437

Respekt: +2

Profili
« Pergjigju #38 : 09/02/10, 13:01 »
0

Shkronja Z

Zogu

Ciu - ciu ,jam i vogel e i brisht
me quani zog ju te uruar,
mbeshtes ne dege cdo gisht
kenaqem duke kenduar.

Nise nje kenge e kendoj
deshira perpara me merre,
tjetren menjehere e vazhdoj
keshtu bej panderprere.


Zebra


Zookopesht ne qytet nese keni
mua aty veshtire se me gjeni,
por ne libra dhe TV e di
me keni pare ju femi.

Jam zebra trupin me lara
ngjyre bardhe e zeza te ndara,
s'me bene piktori qe ka takt
por mami natyrshem dhe sakt.


Zambaku

Zambaku eshte nje lule ere mire, qe lulezon ne fillim vere,me ngjyre te kuqe ,te bardhe, dhe te verdhe.
E nisa me lulen zambak pasi shkronja z ishte ne pyetje por femi te dashur ne pergjithe lulet jane nevoje shpirtrore per shume njerez.
Prandaj ne oborre ,kopeshte, ballkone edhe ne dhoma njerezite mbajne lule
per ere ,per bukuri, them edhe per shoqeri.
Pasi ka njerez qe lidhen me to si te ishin njerez, e ne fakt lulet jane te gjalla si ne, ushqen dhe jetojne.
Do jane nje vjeqare qe do te thote ne vjeshte jeta e tyre perfundon dhe nise prape ne pranvere ,dhe ka nga ato qe jane jete gjata qe do te thote mbidhen nje here e pastaj shijohen me vite.
Vecanrisht me keto lule njerezite lidhen pasi i kane me vite kujdesen per to, dhe bashkjetojne.
         
Identifikuar
fara
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 437

Respekt: +2

Profili
« Pergjigju #39 : 10/02/10, 14:02 »
0

Shkronja Zh

Zhurma

Une jam zhurma
s'me shihni por me ndjeni,
aty ku eshte turma
gjiyhmone mua me gjeni.

Edhe ne klare shoqeri
mesuesja kur mungon,
jam prezente se cdo femi
mua me adhuron.


Zhgendrra

Motra ime endrra
ju bene te lumtur zakonisht,
zbardh dita nise zhgendrra
kjo jam une pikerisht.

Femi une jam reale
here e bukur, here fatale,
kur te rritesh prane te me kesh
se me mua esell do te jesh.


Femi te dashur erdhem tek shkronja e fundit qe eshte shkronja zh.Lidhur me kete shkronje vendosa t'ju tregoj per nje kafshez qe i takon grupit te reptileve .
Ky grup duket se rreshqasine edhe pse kane kembe .
Zhapiku eshte nje krokodil ne miniature se ngjan shume por eshte i vogel ndoshta sa gishti i nje krokodili.Une i kam pare zakonisht te jetojne mes muresh me gur ,edhe duke u rrezitur ne diell.
Por nje here e kam pare nje zhapik me nje pjese te trupit qe eshte forme bishti te keputur. E shikova nje kohe se me intrigoj , mendova a ja ka prere dikush ate pjese trupi apo e ka keputur rastesisht ne ndonje fatkeqsi.
Por edhe me beri pershtupje se mungesa e nje pjese te trupit nuk i bente pengese fare se levizte njesoj si nje me trup te tere.
Ne pergjithesi duken paqesor, ashtu te zhdervjellet zgjojne simpati ne mua.


FUND.
       
Identifikuar
Faqe: 1 [2]
  Printo  
 
Shko te: