TIRANE – Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Si pasojë e incidentit të ndodhur në Kashar ku u përfshinë 3 mjete janë plagosur 2 persona.

Këta të fundit ndodhen aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,” njofton policia.

Shërbimet e Policisë dhe drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje,po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: