Dhoma e re e hotelit të Lionel Messi-t mund të ketë përballë një pamje që nuk mund t’i pëlqejë aspak ‘yllit’ argjentinas.

Pasi siguruan kualifikimin në ndeshjen dramatike kundër Nigerisë ‘albiçelestët’ do të luajnë në fazën me eliminim direkt kundër Francës. Për këtë arsye Argjentina është transferuar në qytetin e Kazanit, ekzaktësisht në Ramada, aty ku do të qëndrojë në një hotel me 4 yje.

Pikërisht përballë këtij hoteli është ndërtuar një murale e Cristiano Ronaldo-s, ‘yllit’ portugez që është rivali më i madh i Lionel Messi-t.

Capture

Grafiti është ndërtuar vitin e kaluar nga artisti Naberezhnye Chelny për arsyen se aty ka qëndruar ekipi i Portugalisë gjatë Kupës së Konfederatave.

111

Nuk dihet ekzaktësisht se në çfarë dhome do qëndrojë Lionel Messi por sidoqoftë ky grafit është e sigurtë që nuk do e lumturojë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb