TIRANE- Duke qënë se kryedemokrati Basha ka udhëtuar drejt Berlinit për takime me zyrtarë të lartë, burime pranë PD-së konfirmojnë për “BalkanWeb” se mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është drejtuar nga nënkryetari, Edi Paloka.
WhatsApp Image 2018-04-16 at 12.42.38 (1)
Ky i fundit ka këshilluar që të vijohet me protestat për të mos e lënë të qetë kryeministrin Rama. Duke përgëzuar aksionin e së shtunës në Shkodër, Paloka tha se protesta duhet të ketë edhe në Vlorë.
WhatsApp Image 2018-04-16 at 12.43.04 (1)
Të njëjtat burime, siç konfirmon për “BalkanWeb” gazetarja Elda Menga, thanë se mbledhjes nuk i kanë munguar porositë edhe nga lideri historik i të djathtëve, Sali Berisha.
WhatsApp Image 2018-04-16 at 12.43.40 (1)

BERISHA: Të shumëfishojmë kontaktet me qytetarët dhe të vijojë përballja me pushtetin Duke gjetur forma e risi te reja. Duhet të dalim derë më derë me fletëpalosje në mbrojte të biznesit të vogël. Rama po tenton të krijojë një diktaturë të re, prandaj duhet edhe reagimi i duhur. Rama vetëm propogandon, gjendja ekonomike është më e rënda që ka pas Shqipëria.

 

PALOKA: Nuk ka normalitet në komisione dhe Parlament derisa të lirohen kuksianët dhe Rama të mbajë përgjegjësi për fyerjen ndaj shqiptarëve. Rama nuk duhet të lihet i qetë në asnjë hap dhe në asnjë moment, si në Shkodër ashtu edhe në Vlorë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb