SARANDE – Autoriteti Kombëtar Ushqimor (AKU) në bashkëpunim edhe me policinë Bashkiake të Sarandës kanë kryer një aksion mëngjesin e kësaj të shtune.

Pas kësaj pune, ata kanë bllokuar 43 litra qumësht që tregtohej në rrugë.

policia-shitesi-ambulant-1

Sipas AKU këto shishe shiteshin në kushte jo të rregullta higjeno-sanitare.

Policia Bashkiake njofton se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Na aksionin e mëngjesit te sotëm ka qenë edhe drejtori i AKU i Qarkut Vlore, Nertil Bellaj

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: