ITALI– Pas afro 6 muajsh nga vrasja e shqiptarit Ervin Tola në Itali, gjykata ka dënuar sot me 14 vite e dy muaj burg italianin Gianluca Mazzarelli 26 vjeç si autor. Vrasja e 31-vjecarit shqiptar ndodhi në 29 dhjetor të vitit të kaluar para një lokali në Piacenza të Italisë, kur Mazzarelli vrau me thikë shqiptarin që punonte si bojaxhi.

Italiani ka kërkuar masë më të lehtë dënimi, pasi sipas tij me shqiptarin pati një sherr fillimisht dhe ai nisi ta rrihte me ndihmën e dy-tre shokëve.
vrasja_ne_itali
Gianluca Mazzarelli ka thënë se qëlloi shqiptarin me thikë për t’u mbrojtur, por gjykata e konsideroi si vrasje të qëllimshme. Në seancën gjyqësore ishin të pranishem prindërit dhe gruaja e shqiptarit, e cila në kohën e vrasjes ishte shtatzëne.

Prindërit e shqiptarit kanë kërkuar 500 mijë euro kompensim, ndërsa gruaja e të ndjerit 750 mijë euro. Gjykatësi urdhëroi në fund 30 mijë euro kompensim për prindërit dhe 45 mijë euro për gruan e shqiptarit.
Y76HG
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: