Sot ka qenë një ditë e rëndësishme për shumë njerëz, sidomos për besimtarët myslimanë që festuan Kurban Bajramin.

Por një ditë akoma më e gëzueshme ka qenë për deputetin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj.

Në këtë ditë të shënuar për të, ai priti fëmijën e tij të tretë, një vajzë. Lajmin e bukur, deputeti Shehaj e ndan me ndjekësit e tij në Facebook.

Krahas postimit, demokrati publikon dhe një foto ku duket tashmë me tre fëmijët e tij.

“Të dashur miq, pas dy djemve ?‍?, Zoti na bekoi dje me një vajzë ?. Uroj dhe lutem që cdo shqiptar te jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes,” shkruan Shehaj.


e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: