TIRANË- Zbulohet imazhi i Kastriot Gjuzit, i akuzuar për vrasjen e 28-vjeçarit Mario Majollari dhe i shpallur në kërkim. 40-vjeçari Gjuzi akuzohet se mbrëmjen e djeshme ekzekutoi me tre plumba në Kinostudio djalin e hasmit të tij.

Gjuzi, banues në Tiranë, rezulton i dënuar më parë. Policia identifikoi në kohë rekord autorin e vrasjes që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së martës, pasi u zbulua motivi i hakmarrjes. Avni Majollari, babai i 28-vjeçarit është dënuar me burg përjetë për vrasjen e Ilir Gjuzit, vëllai të Kastriot Gjuzit dhe Amarildo Nelaj në vtin 2000.

vrasja-e-mario-merollarit-ja-vrasesi

Policia shoqëroi 15 persona, dëshmitarë dhe të dyshuar, si dhe familjarët e dy personave që vrau në vitin 2000 i ati i Marios.
Por në momentin kur policia shkoi në banesën e Kastriot Gjuzit, ai nuk ndodhej në banesë, ndaj dyshimet më të madha ranë mbi të.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb