FIER- Që në orët e para të mëngjesit me qindra besimtarë mysliman i janë drejtuar xhamisë së qytetit të Fierit për të festuar ditën e Kurban Bajramit, një ndër ditët më të rëndësishme në kalendarin e fesë myslimane.

Ora 7 i ka gjetur besimtarët në mjediset e kësaj xhamie ku është bërë leximi i kuranit dhe falja e Namazit.

Myftiu i xhamisë së Fierit Taulant Bica është ndalur tek rëndësia e kësaj dite, e cila bashkon të gjithë besimtarët mysliman, duke i sjell ata më pranë Zotit.

Festa e Kurban Bajramit shoqërohet edhe me bërjen e kurbanit, mishi i të cilit ndahet në tre pjesë, një pjesë mbahet nga familja, pjesa tjetër për të afërmit dhe një pjese e tretë e shkon për njerëzit në nevojë dhe të varfrit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb