GJERMANI- Tre shqiptarë kanë dalë para gjykatës në së rrethit të Postdam në Gjermani, pasi akuzohen se janë pjesë e një bande grabitësish me shtrirje në gjithë Evropën.

Tre shqiptarët që u arrestuan në dhjetor të vitit 2017 në Berlin janë Flori.K, 42-vjeç, Dorjan.K, 30 vjeç dhe Leonsi.K 29-vjeç. Ndërkohë një shqiptar tjetër i identifikuar si Argjend M. 24-vjeç është në arrati.

Mediat gjermane raportojnë se në vetëm 32 ditë, ata kanë hyrë në 55 shtëpi familjare në Brandenburg dhe Berlin ose të paktën kanë provuar të hyjnë për të grabitur, ndërsa në disa raste kanë ushtruar edhe dhunë ndaj familjarëve.

Media gjermane ‘Bild’ bën me dije se gjykata ka propozuar një marrëveshje për treshen penale në mënyrë që ata të përfitojnë një dënim më të butë, maksimumi prej 4 vjet e 6muaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjykatësi Bodo Wermelskirchen ka kërkuar nga tre të pandehurit të rrëfejnë shtatë grabitjet e kryera dhe të publikojnë mallrat e marra në mënyrë që t’u ulet dënimi.

Mësohet se Dorjan K. 30-vjeç dhe Leonsi K.29-vjeç i përkasin njërit prej grupit prej 87 grabitësve profesionistë që vepronte në Francë dhe kishte vendosur kontakte edhe në Berlin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb