Atletico Madrid mposhti mbrëmë Real Madrid me shifrat 4-2 duke siguruar Superkupën e Europës të këtij viti.

Për këtë arsye, futbollisti i Atletico Madrid, Antoine Griezman, ka menduar t’ia bëjë akoma edhe më djegës këtë rezultat Sergio Ramosi-t, mbrojtësit të Realit, duke e tallur atë në rrjetet sociale.

Në foton e postuar në ‘insta story’ duket francezi i ulur në karrigen mbretërore, me Ramosin që e kurorëzon. Griezmann ka dashur të tregojë se në kryeqytetin spanjoll tashmë po “mbretëron” Atletico, ndërsa Reali ka dorëzuar fronin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb