Lewis Hamilton dhe Mercedes kanë arritur të rrëmbejnë sërish trofe, duke fituar kështu garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Formula 1.

Ndonëse e nisi në pistën e Hockenheimit nga vendi i 14-të garën, piloti britanik arriti të dalë i pari.

Pavarësisht se gara u shoqërua me reshje shiu, siç duket kjo ka qenë në favor të pilotit. Ndërkohë, në vendin e tyre u rendit Raikkonen. Kujtojmë se Lewis Hamilton ka rrëmbyer për të tretën herë këtë çmim në Gjermani.


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb