Ajo ka shumë tatuazhe në trupin e saj dhe të shtunën Ireland Baldwin tregoi se kishte shtuar një tjetër në trupin e saj. 22-vjeçarja modele ka postuar në Instagramin e saj foto ku shfaqet vetëm me mbathje në një pishinë, duke treguar trëndafilin e saj të ri, të kuq, të bërë së fundmi.
Pjesët e saj seksi ajo zakonisht i mbulon me emoji si në këtë rast ku ka përdorur një zemër.
Gjithashtu vajza e aktorëve Kim Basinger dhe Alec Baldëin, ka treguar se ky tatuazh i mrekullueshëm është vepër e artistit Konstantin Noskos, në Los Angeles.
Ireland ka një koleksion prej më shumë se 20 tatuazhesh në trupin e saj.
(da.xha/BalkanWeb)