ITALI – Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për trafik droge. 33-vjeçari me inicialet D.X., i njohur si Tani fillimisht ra në sy për  jetesën që bënte duke qenë se ishte i papunë.

Pas disa hetimeve nga karabinierët italianë, u arrit të përgjohej në rrjetin social Ëhatsapp ku rezultoi se shqiptari kishte krijuar një grup të gjerë.

Në atë grup ai fliste për ngarkesat me drogë, apo edhe për praninë e policisë, pavarësisht se kësaj here këta të fundit ishin treguar më të zgjuar.

Prej ditësh edhe në shtëpinë e Tanit shiheshin lëvizje të çuditshme. “Tani” është parë duke lënë shtëpinë dhe duke arritur tek një makinë që mbante një grua 38 vjeçare vendase. Sapo tregtari ka arritur tek dritarja e mjetit, policia e ka kapur atë duke i gjetur 0.8 gram kokainë të paketuar në një letër celofan.

Më pas, u zhvilluan kontrolle në shtëpi, ku policia ka zbuluar tri doza kokainë të gatshme për trafikim dhe një tjetër zarf që përmbante kokainë të pastër me peshë prej 10 gramësh

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: