Në një martesë është i njohur fakti që nuk i duhet vjedhur skena nuses. Një rregull që mesa duket, nuk vlen për Kim Kardashian dhe bashkëshortin e saj Kaney West.

Në dasmën e miqve të tyre 2 Chainz dhe Kesha Ward, në vilën në Miami, që ishte e Gianni Versaces, çifti ka zgjedhur një look të vaçantë dhe qe nuk mund të kalonte pa rënë në sy. Një fustan fosforeshent për të dhe pantofla për Kaney.

Kim Kardashian është shfaqur super seksi me fustanin lateks, ngjyrë jeshil neon të Atsuko Kudo, që i nxirrte në pah format e saj dhe një dekolte shpërthyese.

Veshja kompletohej me një palë sandale të larta të Gianvito Rossi dhe syze dielli të Dior.

Bashkëshorti Kaney West është shfaqur me një kostum të Louis Vuitton, qëndisur me logon e firmës së njohur, dhe xhaketa nuk kishte asgjë poshtë saj, por ato që ngjallin diskutime janë pantoflat e reperit të veshura me çorape.

West kishte zgjedhur këtë aksesor komod, nga linja e tij e veshjeve Yeezy dhe të një mase më të vogël se masa e tij.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb