Një banjë jashtë programit në shatërvanin e Altare della Patria, në Romë. Të dielën pasdite një grup djemsh janë zhytur në shatërvan në Sheshin Venecia. Skenën, e parë shumë herë të tjera por aspak të këndshme, e ka ofruar një nga djemtë i cili ka hequr boxerat që mbante veshur.

Skena është filmuar dhe është shpërndarë në rrjet nga Site ‘Roma fa schifo”.

Nuk është hera e parë që shatërvanet romane bëhen pjesë e akteve vandaleske dhe e skenave të tilla.

Pamjet e postuara në rrjet, nëpërmjet Twitter dhe Facebook kanë ngjallur indinjate nga përdoruesit e internetit. Djemtë kanë përfituar nga mungesa e rojeve dhe nga indiferenca e atyre që mbushnin sheshin në atë moment për tu zhveshur.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: