VLORE– Policia e Shtetit vijon operacionin ‘Vjeshtë 2017’. Në kuadër të këtij operacioni, policia e Vlorës ka sekuestruar një mjet lundrues tip gomone me vlerë 150.000 Euro.

Specialistët Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të veprimeve të para hetimore është bërë i mundur sekuestrimi i një mjeti lundrues tip gomone me vlerë 150.000 Euro.

Sipas policisë, mjeti lundrues i përket shtetasit A.Ç., 29 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë Policia Vlorë do të vijojë punën lidhur me zbatimin e ligjit për vënien para përgjegjësisë ligjore duke sekuestruar të gjitha asetet të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme.
gomone (1)
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: