SHKODER – Një sasi droge është gjendur ditën e sotme në bregun e liqenit të Shkodrës.

Policia raporton se sasia e hashashit, e cila nuk bëhet ende e ditur, është gjetur në vendin e quajtur vija e Vrakës në breg të liqenit.

Nga raportimet e para thuhet se trafikantët e kanë lënë aty drogën për arsye ende të paditura.

Në vendin e ngjarjes ndodhen tashmë forcat e policisë. Nuk ka ende persona të dyshuar ndërsa dyshohet se sasia e hashashit mund të transportohej drejt Malit të Zi.

hashasha-ne-shkoder.1png

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: