Thomas Strakosha në një moshë të re po luan për një ekip prestigjioz siç është Lacio, por pavarësisht kësaj gardiani 22-vjeçar nuk nguron në asnjë moment të pohojë se idhulli i tij është babai, Foto Strakosha.

Ndaj edhe postimi i fundit në rrjetet sociale i është dedikuar pikërisht atij, Fotos, ish-portierit të Kombëtares. Thomas në “instagram” ka postuar një foto ku shfaqet mjaft i vogël, shumë vite më parë, në të cilën shkruan “unë dhe babi”.
pap
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb