SHBA- Një shqiptar ka humbur jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur të dielën në Baker City, në shtetin amerikan Oregon, ndërsa viktima është 36-vjeçari shqiptar Mitildit Lako, i cili jetonte në Illinois.

Shqiptari nga Pogradeci ishte pasagjer në një furgon tip ‘Ford’ i drejtuar nga një tjetër shqiptar dhe është goditur nga pas nga një tjetër automjet.

36-vjeçari nuk  e kishte vendosur rripin e sigurimit dhe ka ndërruar jetë, ndërsa shqiptari tjetër që drejtonte mjetin është dërguar në spital, raporton media lokale “Argus Observer“.

Në faqen online “GoFundMe”, një platformë për mbledhjen e fondeve në rast fatkeqësisht apo ngjarje të rëndësishme të jetës, është kërkuar ndihmë për funeralin e shqiptarit.

Aty, synohet të mblidhen 30,000 dollarë për të ndihmuar bashkëshorten dhe djalin 12-vjeçar të viktimës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb