Fotogaleri
BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
Fotogaleri | Zbulohet Kepler 22-b, planeti ‘binjak i Tokės’ - BalkanWeb
Zbulohet Kepler 22-b, planeti ‘binjak i Tokės’
Zbulohet Kepler 22-b, planeti  ‘binjak i Tokės’
Zbulohet Kepler 22-b, planeti  ‘binjak i Tokės’
Astronomėt kanė konfirmuar zbulimin e planetit me ngjashmėrinė mė tė madhe me Tokėn, i quajtur Kepler 22-b. Planeti, sqarojnė astronomėt ėshtė i banueshėm me njė temperaturė mesatare rreth 22 gradė celcius dhe rrotullohet rreth njė ylli, jo fort tė ngjashėm me Diellin tonė. I quajtur Kepler 22-b, planeti ėshtė 15 pėrqind mė afėr me yllin e tij, krahasuar me distancėn mes Tokės dhe Diellit tonė. Kepler 22-b, ndodhet nė njė largėsi 600 vjet dritė dhe ėshtė 2.4 herė mė i madh nė pėrmasa se Toka. Ky zbulim u prezantua gjatė njė konferencė tė njė grupi astronomėsh, tė cilėt thanė se ende nuk janė tė sigurtė nėse planeti “binjak i Tokės” pėrbėhet nga gazi, lėngje tė tjera, apo shkėmbinj. Ata thanė se Kepler 22-b, bashkė me 1094 planete tė tjerė, do tė jenė objekt studimesh nė tė ardhmen. (da.xha/BalkanWeb)
Publikuar mė 06/12/11
Kategori: Ambient