SHKODËR- Plot 15 plumba janë zbrazur mbi 53-vjeçarin Fatbardh Lici mëngjesin e sotëm në Shkodër, pak metra larg banesës së tij, ndërsa kishte dalë si zakonisht për kafen e mëngjesit. Lici ishte babai i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze. Familja Lici ka hapur dyert e mortit, ndërsa 53-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit sot në orën 19:00.

Mësohet se pas ngjarjes policia ka shoqëruar 15 persona, kryesisht dëshmitarë për të zbardhur ngjarjen. Po kështu grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit dhe subjekteve të tjera pranë vendit të ngjarjes për të identifikuar autorin.

Fatbardh Liciu vra mëngjesin e sotëm në orën 7:15 ndërsa ndodhej në një lokal në lagjen “Guerile”. Policia po heton në pistën e gjakmarrjes, pasi 53-vjeçari ishte i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë.

(m.k/BalkanWeb)