ITALI-Është gjetur nga mjetet e ndërhyrjes së shpejtë trupi i pa jetë i pilotit të një avioni ushtarak, i cili ra në det pasditen e djeshme në Terracina.

Viktima është kapiteni Gabriele Orlandi, 36 vjec, pjesë e forcave të repartit eksperimetal të Aeronautikës ushtarake italiane. Gjatë një air show përgjatë lungomares së Terraciono, mjeti i Eurofinghter të Aeronautikës ushtarake ka rënë në det. Avioni, një Typhoon, po performonte në qiell kur papritur ra në det. Mijëra persona kanë ndjekur skenën tragjike.
Mes publikut prindërit dhe e dashura e pilotit nga Cezena, që kur panë avionin që përfundoi në ujë humbën ndjenjat dhe u shoqëruan në spital.
Të panjohura mbetet shkaqet e aksidentit. Manifestimi është ndërprerë menjëherë. Sipas një dëshmitari piloti nuk u lëshua me parashutë, siç ndodh në raste avarie, duke mos e braktisur mjetin dhe duke gjetur vdekjen.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb