Edhe pse duhen edhe 24 orë nga ndeshja finale me Kroacinë Franca është e bindur te fitorja ndaj edhe ka bërë gati fanellat e reja për të festuar.

“Footy Headlines” ka zbuluar dizajnin e kësaj fanelle, që do të jetë me dy yje, si simbol i dy Botërorëve të fituar.

20

Bluza është përgatitur nga Nike, që ka intensifikuar punën në fabrikat e saj në Tailandë, për të sjellë rreth 20 mijë fanella në tregun francez të hënën.

Kujtojmë që në rast triumfi të Francës, festa në Paris do të bëhet pikërisht ditën e hënë, ndaj gjiganti Nike po përpiqet të “veshë” të pranishmit në shesh me bluzën e re, të dizenjuar enkas për këtë rast.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: