TIRANE – Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me komisionerin europian Johannes Hahn foli për hapjen e mundshme të negociatave qershorin e ardhshëm.

Pas zërave se Franca dhe Holanda ishin dy vendet që kishin rekomandim negativ për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, Rama tha se tani marrëdhënia me këto dy vende është cilësisht më e fortë.

“Së fundmi më vjen mirë edhe për faktin që sot kemi një marrëdhënie cilësisht më të fortë me të gjitha vendet anëtare, specifikisht shumë më të afërt me Francën dhe Hollandën me të cilat patëm një debat jo të lehtë dhe e zgjidhëm në moment të fundit, dhe na kanë siguruar në gadishmërinë e tyre për të qenë pranë nesh në dëshirën tonë,” tha kreu i qeverisë.

“Edhe nëse negociatat do të ishin hapur, kjo punë që po bëjmë tani do të ishte puna që duhet të bënim.

Ne nuk do humbasim kohë por do të thellojmë progresin në fushat e përcaktuara nga Këshilli Europian, në mënyrë që qershori i ardhshëm të jetë një moment celebrimi i Shqipërisë në këtë rrugë aspak të lehtë.

E zeza është shkruar në të bardhë, Shqipëria dhe Maqedonia në qershor do të çelin negociatat e më par do të vazhdojmë më tej,” përfundoi kryeministri.

(E.F/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: