Nga 12 000 urat e menaxhuara nga shteti francez, një e treta e tyre kanë nevojë për riparime, sipas një raporti që do të kishte mbetur në harresë nëse nuk do të kishte rënë ura “Morandi” në Genova.

Sipas medias franceze, që citojnë këtë raport, në shumicën e rasteve bëhet fjalë për riparime të vogla me qëllim parandalimin e shfaqjes së problemeve strukturore, por në 7% të situatave të shqyrtuara, dëmet janë më të rënda, duke shfaqur mundësinë e rrezikut, në të ardhmen, për rënie, në atë pikë sa që në këto ura është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda dhe në disa i krejt automjeteve.

”Në situatën më të rëndë gjenden gjithsej 840 ura”, sipas autoriteteve përgjegjëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb