“Le Petit Larousse” dhe “Le Petit Robert”, dy fjalorët kryesorë të botës frankofone, prezantuan sot fjalët e reja, që reflektojnë diversitetin e një gjuhe që nuk resht së shpikuri.

“Çfarë thonë fjalët e reja të futura në ‘Petit Larousse 2019’? Që mënyrat tona të ekzistencës po ndyshojnë në sytë tanë, mënyrat tona të punës, mënyrat tona të jetesës, mënyrat tona të të ushqyerit, por gjithashtu dhe mënyrat e informacionit”, – theksoi linguisti, Bernard Cerquiglini, i cili punon për ”Larousse”.

”Robert” i ilustruar (31,90 euro), version i ”Petit Robert”, do të publikohet më 19 maj dhe ”Petit Larousse” (29,90 euro) më 23 maj.

”Petit Robert” i gjuhës franceze (64,90 euro) dhe ”Petit Robert” për emrat e njohur (59 euro) do të dalin në librari duke nisur nga 28 qershori.

Fjalët e reja të fjalorit analizojnë të gjitha aspektet e shoqërisë.

Gjithashtu, në politikë, “dégagisme” (refuzim i klasës politike në vend) zbuluar nga “Le Robert” është një pasojë e valës “antisistem”.

“Le Petit Larousse” na fton të mendojmë edhe për fjalën “democrature” (“një demokraci e drejtuar në mënyrë autoritare”)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb