TIRANE – Nga udhëtimi i tij i fundit në Itali, humoristi Bes Kallaku duket se ka marrë një kujtim mjaft të këndshëm. Besi ka postuar në profilin e tij në Facebook disa foto të fanellës të skuadrës italiane të Romës me numrin 10, numrin e kapitenit të skuadrës.

E veçanta qëndron se kjo fanellë ka ardhur me një dedikim të personalizuar për Besin dhe Xhensilën nga vetë futbollisti i njohur Francesco Totti. Edhe këngëtarja nuk ka rezistuar pa e postuar në SnapChat këtë dhuratë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb