Frika që mbërtheu Mançester Sitin të mërkurën është kthyer në realitet. Kevin De Bruyne do t’i mungojë Pep Guardiolës për gati 3 muaj për shkak të dëmtimit në ligamentin e gjurit.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Mançester Sitin, i cili sqaron se pas dhimbjeve që mesfushori ndjeu ne ligamentin e gjurit të djathtë, është konfirmuar dëmtimi i ngjashëm me atë të para dy viteve.

Si rrjedhojë pritet që 27-vjeçari të humbasë më shumë se 14 ndeshje në “Premier League”, por edhe pothuajse të gjithë fazën e grupeve në “Champions League”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb