Një ajsberg me lartësi prej 100 metrash kërcënon një fshat të vogël në Grenlandë. Innaarsuit, fshati me një popullsi prej 170 banorësh, ndodhet shumë pranë bllokut të madh të akullit, të cilit iu shkëput një pjesë dhe ra në bregdet.

Ajsbergu është ndalur vetëm disa metra larg bregut dhe po shkrihet ngadalë. Copëza të mëdha të akullit po bien në ujë, duke ngritur valë të mëdha. Ka shqetësime se ajsbergu mund të shkaktojë një cunami.

Ata që jetojnë pranë bregut janë evakuuar në një terren më të lartë si masë paraprake dhe policia ka vendosur më pranë zonës një helikopter të kërkim-shpëtimit.

Ka shqetësime se një përmbytje e mundshme mund të çaktivizojë termocentralin e fshatit që është në bregdet.

Vendasit shpresojnë se do të zhvillohet një erë e fortë që do të shtynte ajsbergun të largohej. Megjithatë, nëse era shoqërohet me shi, mund të çonte në shembjen e masivit të akullit, duke e bërë me dramatike situatën.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: