NGA ERJON SKENDAJ

TIRANE- Temperaturat e larta të korrikut po shoqërohen me shtim të infeksioneve të lëkurës, çka konstatohet edhe nga shërbimi terciar i dermatologjisë në QSUT. Në një intervistë për “News 24” doktoreshë Violeta Dajci konstaton se në ditët e fundit ka patur edhe një rritje të pacientëve që kanë pësuar pickim nga insektet, kryesisht në moshat e vogla.

Mjekët thonë se edhe një pickim sado i vogël nga insektet nuk duhet neglizhuar për asnjë arsye, pasi mund të shkaktojë reaksione të forta dhe irritim të atillë të lëkurës që ta çojë pacientin drejt urgjencës së spitalit për shtrim.

Dhe kur flasim për infeksione të rënda të lëkurës, ata që janë ekspertët më të mirë, ndodhen në shërbimin e dermatologjisë në QSUT.

Doktoreshë Violeta Dajci, pasi ka mbyllur vizitat ditore në qendrën e konsultave, thotë se ka një shtim të numrit të rasteve me infeksione të shkaktuara nga insektet, kryesisht fëmijë.

Por pickimi mund të jetë vetëm pikënisja e një infeksioni të rëndë nëse neglizhohet dhe nuk trajtohet në kohë.

Higjiena personale dhe ajo përreth vlerësohet nga mjekët si rruga më e mirë për të frenuar infeksionet dhe alergjitë.

Vështirësia më e madhe është si të dallojmë infeksionet bakteriale dhe alergjitë që irritojnë lëkurën, nga sëmundjet e rënda ngjitëse si fruthi lija, apo edhe zgjebja, patologji këto që në vitin e fundit kanë njohur përhapje në popullatë.

Mjekja tregon disa nga karakteristikat për secilën sëmundje, dhe pse pranon dhe vetë se vetëm syri i kujdesur i mjekut është ai që duhet të vendos diagnozën, si dhe mjekimin e saktë.
Në fund një këshillë për të gjitha ata që zgjedhin të pushojnë në det, në pishina apo në mal.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: