NGA: LEDIONA XHELADINAJ*
SKRAPAR- Mbi 30 nxënës te fshatrave të largëta te rrethit të Skraparit çdo dite rrezikojnë jetën e tyre pasi udhëtojnë me kilometra të tëra për të mbërritur ne shkollën e Potomit për te ndjekur procesin mësimor. Çdo ditë fëmijët e moshave të ndryshme përshkojnë 5 orë në ditë nga fshatrat e tyre deri në Potom, atje ku ndodhet e vetmja shkollë e mesme në zonën e thellë të Skraparit.

Pavarësisht dimrit të acarte apo temperaturave te larta, të rrezikuar nga kafshët e egra fëmijët e fshatrave Backë, Helmes, Staraveckë, Vladas ndjekin çdo ditë procesin mësimor ndërsa edhe pse në të shumtën e rasteve kanë rrezikuar edhe jetën. Dikush ecën me orë të tëra në këmbë, dikush me kafshë një situatë si në mesjetë por këta nxënës heronj marrin parasysh gjithçka pasi për ata dituria është mbi gjithçka. News 24 ka ndjekur rrugëtimin e gjatë me fëmijët e zonës së largët duke sjellë realitetin e atyre fëmijëve. Edhe pse prej vitesh breza me radhë kanë sakrifikuar, sot ata e vetmja dëshirë që kanë është vendosja e një automjeti nga drejtoria arsimore pasi kjo do të zgjidhtë përfundimisht vuajtjet e tyre

Nga ana tjetër njësia Administrative e Potomit pranon shqetësimin e nxënësve duke e quajtur të drejtë pasi largësia e shkollës është një torturë e vërtetë për ta. Sipas administratorit Edmond Omeri situata ka degraduar për shkak te infrastrukturës ndërsa është bere një kërkesë pranë Drejtorisë së Arsimit për vendosjen e një automjete çka do zgjidhtë përfundimisht këtë situatë.

Mungesa e infrastrukturës në fshatrat të thellë të Skraparit prej vitesh është kthyer në një problem jo vetëm për nxënësit e shkollave, por edhe për banorët te cilët jetojnë në këtë zonë që në shumë raste izolohen dhe jetesa e tyre është tepër e vështirë.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: