Në takimin e organizuar sot në ambientet e FSHF-së mes kësaj të fundit dhe klubeve, i është bërë e ditur Kukësit se stadiumi “Zeqir Ymeri” nuk i përmbush kushtet për zhvillimin e ndeshjeve, ndaj për sezonin e ri që nis të premten duhet të gjejë një tjetër impiant.

Mësohet se ndërkohë zgjidhja është gjetur. ‘Shtëpia’ e re e Kukësit për sezonin 2018/2019 do të jetë “Elbasan Arena”.

Mbetet për t’u parë nëse në këtë periudhë do të fillojë rikonstruksioni i “Zeqir Ymerit, pasi për të është premtuar shpesh se do të jetë nga impiantet cilësore në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb