MEMALIAJ– Një sasi prej 64 kilogramë kanabis është sekuestruar paraditen e së enjtes në Memaliaj. Në kuadër të operacionit të policisë është arrestuar në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi me inicialet M.M, 50 vjeç.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit përkatës, për procedimin e mëtejshëm të çështjes.

Njoftimi i policisë Memaliaj:
Goditet një rast i “Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike”. Sekuestrohen 64 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë autori.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër në banesën e shtetasit Muharrem Mino, në fshatin Kurtëz, Memaliaj u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës rezultoi 64 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Muharrem Mino, 50 vjeç, banues në fshatin Kurtëz, njësia administrative Buz, Memaliaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: