Gastroenteriti është infeksioni i traktit gastrointestinal, kryesisht infeksion i stomakut dhe zorrës së hollë. Shkaktohet nga viruset, bakteret ose mikrobet e tjera. Personat e prekur mund të kenë diarre, të përziera e të vjella apo dhimbje barku. Ndonjëherë shoqërohet me temperaturë të lartë, dhimbje të kokës dhe të muskujve të trupit. Në përgjithësi është një patologji që kalon brenda pak ditësh dhe nuk ka nevojë per mjekime specifike. Dhimbjet e barkut janë të zakonshme dhe qetësohen pak kohë pas jashtëqitjes.

Duhet të shkojnë te mjeku pacientët që kanë:
•Shenja të dehidratimit, si pasojë e të vjellave dhe diarresë, gjak në jashtëqitje ose dhimbje të forta të barkut.
•Temperaturë të lartë dhe të vazhdueshme, diarre dhe të vjella që zgjasin.
•Personat e moshuar, pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike apo që kanë probleme me sistemin imunitar (pacientë që marrin mjekime afatgjata me kortizon ose që janë në trajtim me kimioterapi për sëmundje tumorale), gratë shtatzëna. Fëmijët duhet që të konsultohen që në fillim të simptomave të sëmundjes.
Shenjat klinike të gastroenteritit
Në varësi të shkaktarit të sëmundjes, shenjat klinike më të zakonshme janë:
-anoreksi, dobësi e përgjithshme,
-dhimbje barku në formë spazmash apo fryrje abdominale, gurgullima të zorrëve,
-diarre, ndonjëherë me gjak,
-hipertension, dhimbje koke dhe dhimbje muskulare
-të përziera dhe të vjella
-rënie në peshë
-dehidrim, ndjesi të ftohti dhe takikardi.

-Si të parandaloni përhapjen e gastroenteritit?
-Gastroenteriti mund të transmetohet me lehtësi nga një person te tjetri, kështu që për të paradaluar përhapjen e infeksionit, duhet:
-• Të lahen mirë duart pas shkuarjes në tualet. Të përdoret sapuni dhe uji i ngrohtë. Të thahen duart siç duhet pas larjes.
-• Të përdoren peshqirë apo peceta personale.
-• Të mos përgatitet ose të mos i shërbehet ushqim të tjerëve, nëse keni gastroenterit.
-• Të pastrohen rregullisht me dezinfektues tualetet që përdoren.
-• Të qëndrohet të paktën 48 orë në shtëpi, nëse keni diarre dhe të vjella
-• Ata që shërbejnë në sektorin e shpërndarjes së ushqimit nuk duhet të punojnë kur kanë gastroenterit.
-• Nëse shkaku i gastroenteritit dihet (ose dyshohet të jetë) mikrobi i quajtur Cryptosporidium spp, nuk duhet të notoni në pishinë për të paktën dy javë nga episodi i fundit i diarresë.

-Gjithashtu duhet të merren masa mbrojtëse shtesë në vendet që kanë kanalizime të dobëta. Për shembull, nuk duhet të pihet uji i ςezmës dhe pijet e tjera jo të sigurta si dhe të shmanget konsumimi i ushqimeve të lara me ujëra të pasigurta.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë Gastrolog kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com. Në rast urgjence telefononi në numrin e telefonit 0688008000.
Burimi: Spitali Amerikan.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: