Lajme të bujshme vijnë nga Italia aty ku vetëm pak ditë ma parë Genarro Gatusso ishte i padiskutueshëm te Milan. Trajneri që mori skuadrën ne nëntor të vitit të kaluar është pranë shkrakimit nga pronarët e rinj të Milanit, fondi Elliot.

Sipas asaj që ka bërë të ditur “sportmediaset.it”, në mbledhjen e bordit drejtues të Milan, ditën e shtunë, mund të vijë edhe emërimi i Antonio Conte-s te Milan.

Nuk është një mister që Conte ka qenë gjithmonë i pëlqyer nga Milan dhe ka qenë shumë herë pranë kalimin në këtë ekip, që pas largimit nga Juventus. Duket se më në fund kjo martesë do të ndodhë.

Pas kalimit të pronësisë së klubi nga kinezi Li te duart e fondit amerikan është përfolur për një revolucion të madh. Jo vetëm Gattuso, edhe Massimiliano Mirabelli e Marco Fassone i kanë orët e numëruara.

Faktikisht Mirabelli po vazhdon të bëj merkaton e Milan, por tani të gjitha lëvizjet monitorohen nga Leonardo. Braziliani po mendon të marrë një drejtor të ri teknik në vend të tij, Cristiano Giuntoli nga Napoli ose Daniele Pradè nga Udinese.

Me marrjen e Conte, Milan synon të bindë Bonucci të qëndrojë dhe të afrohet me Morata, që ka marrëdhënie shumë të mira me trajnerin.

Është e bujshme, por pritet të ndodhë, shtypi italian vë bast se Conte do të jetë trajneri i Milan për sezonin e ardhshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb