Duket se është gjetur tashmë marrëveshja e bujshme midis Milanit dhe Lacios. Këtë e bën me dije gazeta “Il Solo 24 Ore” e cila shkruan se nesër lojtari serb do të mbërrijë në Milano për të kryer testet mjekësore në klinikiën “La Madonina”.

Marrëveshja është arritur për një vit huazim me të drejtë blerje. Milani do të japë 40 milionë euro për këtë vit huazimi dhe më pas pjesën tjetër për të siguruar shërbimet e lojtarit. Gjithnjë sipas “Il Solo 24 Ore” nesër lojtari do të firmosë për kuqezinjtë para afatit të mbarimit të merkatos në orën 19:00.

Ndërkohë që “Sky Sport” e mohon këtë akord. Gjithçka pritet të vërtetohet ditën e nesërme.

Burimi: Panormasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: