| Faqja 2 - FAQE E PARE |
|
|
Kreu i qeverisë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave |
Berisha: Raporti i KE vlerësoi suksesin tim |
|
|
|
|
Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e djeshme të qeverisë vlerësoi raportin e Komisionit Evropian si një mesazh shumë të fortë mbështetës që Komisioni jep për qeverinë e drejtuar prej tij. Kreu i qeverisë tha se KE vlerësoi maksimalisht vullnetin e shfaqur nga kjo qeveri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Kështu që ata kleptokratë, që luftën tonë ndaj korrupsionit e krahasonin si luftën ndaj komunizmit, e kanë të qartë tashmë se Komisioni nuk përkrah asnjë mendim tyrin dhe pavarësisht përpjekjeve që bënë në kancelaritë evropiane, ato ishin pa rezultat” iroinizoi Berisha përpjekjet e opozitës për të denoncuar fenomenet e shkeljes së të drejtave të njeriut për disa nga reformat antikorrupsion të ndërmarra nga qeveria. Berisha theksoi se suksesi i kësaj qeverie është bërë i qartë në qeverisje, dogana, tatime, në sistemin bankar, në luftën ndaj krimit etj. Pyetjes sesi e komentonte faktin se në raport thuhej se Berisha ka centralizuar pushtetin duke marrë në varësi shumë institucione ai iu përgjigj: “Nga 17 që kanë qenë në qeverisjen e kaluar, tani janë vetëm 11. Dhe nuk janë vetëm në varësinë e kryeministrit, ndyrshe kryeministri nuk do të kishte kohë që të drejtonte mbledhjet e qeverisë”, duke anashkaluar këtë pikë të raportit. Edhe për pikat ku kishte kritika, Berisha tha se kjo ishte “trashëgimni” e qeverisjes së kleptokratëve. Kryeministri shqiptar ngatërron “Këshillin e Evropës” me Komisionin Evropian. Duke mbajtur fjalimin para mediave për raportin e Komisionit, ai ngatërroi terminologjinë. Kjo jo sepse kryeministri nuk e di dallimin, por sepse ca fraza e shprehje i ka kthyer në klishe që i thotë sa herë del përpara kamerave.
|