Vdekja e Shkëlzen Qordjas 31 vjeç, shofer i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka tërhequr vëmendjen e policisë dhe Prokurorisë lidhur me pikëpyetjet e shumta që ajo mban.

I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, gazetari i kronikës Xhevair Zhabina zbuloi detaje të reja lidhur me hetimet e deritanishme, ku pista më e mundshme është ajo e vetëvrasjes.

Sipas gazetarit Zhabina, të gjitha provat që kanë arritur të mbledhin hetuesit flasin për vetëvrasje nga ana e 31 vjeçarit.

Megjithatë ai thekson se duhet pritur ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë përfundimisht se çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit në garazhin e Gardës së Republikës.

Një tjetër fakt interesant në hetimin e kësaj çështje, pritet të jetë edhe marrja në pyetje e shoqëruesit të ministrit Xhafaj, arma e të cilit dyshohet të jetë përdorur nga i riu për të kryer vetëvrasjen.

Kjo për faktin se Qordja njihej si një njeri i qetë, dhe do të jetë dëshmia e personave të tij të afërt që pritet të hedhë më tepër dritë mbi arsyet që çuan të riut drejt këtij akti.

Lajmin e plotë e gjeni në Gsh.al në linkun  http://www.gsh.al/2018/07/03/gazetari-jep-detaje-deshmia-qe-do-hedhe-drite-mbi-vdekjen-e-shoferit-te-xhafajt-porositesit-e-3-4-milione-euro-kane-ikur-nga-shqiperia/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb