Një gazetar i spanjolles “AS”, i cili njihet për burimet e tij konfidenciale me klubin e Real Madrid, i ka hedhur benzinë zjarrit për çështjen Modric.

Në artikullin e publikuar në gazetën “AS”, Manolete, thotë se Luca Modric është bindur nga italianët dhe për këtë arsye ai dëshiron vetëm Interin. Ai shton se si rrjedhojë futbollisti mund të mos aktivizohet sot në Superkupën e Europës.

Sipas të gjithë raportimeve nesër do të jetë dita përfundimtare për të ardhmen e kroatit 32-vjeçar, por ndërkohë këto janë fjalët e gazetarit historik të kësaj gazete:

“Nesër do të jetë një ditë shumë deçizive për Modric. Sot mund edhe të mos e luajë fare finalen. Italianët e kanë bindur. Interi e ka bindur për të pranuar kauzën e tyre dhe po mundohen të dyja palët që të arrijnë tek lojtari përpara se merkato të mbyllet në Itali.”

Kujtojmë se deri të premten në orën 20:00, është edhe momenti i fundit kur mund të transferohen lojtarë në “Seria A”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb