Labeli i njohur “Babastars” është ndër grupet më të pëlqyera nga të rinjtë, teksa deri më tani pjesë e këtij label-i kanë qenë disa nga reperët më të njohur. Por, mesa duket ky vit do të sjellë disa ndryshime në “Babastars”, kjo pasi është përfolur në media javë më parë se reperi Agon Amiga po mendon largimin nga ky label, për shkak të raporteve të këqija me disa anëtarë të grupit, raporton suplementi “Bluetooth” në Gazeta Shqiptare.

Së fundmi, në rrjetin social “Instagram” reperët e “Babastars” kanë treguar se janë mbledhur të gjithë së bashku në një darkë festive, ku të ftuar kanë qenë gjithë anëtarët dhe stafi menaxhues.

Kësaj darke nuk ka mundur t’i bashkohet Getoar Selimi, i cili ndodhet në Tiranë dhe as reperi Agon Amiga nuk shihet në foto. Nuk dihet nëse reperi ka qenë i ftuar apo jo, megjithatë është përfolur se ai nuk ruan më raporte të mira me Skivin dhe Cozman.

(Bluetooth/GazetaShqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb