Ish-banorja e “Big Brother”, Xhensila Pere, duket se ka nisur një dashuri të re. Pas ndarjes me Fatjonin, lidhja me të cilin vijoi edhe për disa muaj pas daljes nga shtëpia e “BB”, Xhesi rrëfeu se jetoi një dashuri tjetër me një biznesmen. Por edhe lidhja me të nuk funksionoi dhe shumë shpejt ajo deklaroi se ishte ‘single’.

Takimet me Fatjonin vazhduan edhe për disa kohë, dhe vetë modelja pranoi publikisht se ata të dy vazhdonin të ishin miq të mirë. Por, së fundmi në profilin e saj në “SnapChat”, Xhensila ka postuar një foto të re, që sinjalizon një dashuri. Dy duar me dy trëndafila, një i bardhë dhe një i kuq, shoqëruar edhe me zemra, janë sinjali i një dashurie të re? Miqtë e ish-miss- it shprehen se më në fund ajo ka gjetur dashurinë e vërtetë, madje edhe e ka formalizuar dashurinë e saj. Burime pranë këtij çifti bëjnë me dije se të dy tashmë dëshirojnë një fëmijë.

Vetë ish-banorja ka postuar një foto ku thuhet pyetja misterioze “Djalë apo vajzë?” Megjithatë, për ish-banoren dhe partnerin e saj është ende fillimi dhe gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim.
(ed.me/bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb