TIRANE – Përpara raporteve seksuale të gjithë janë të frikësuar, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një partner të ri. Por, një studim i fundit ka zbuluar se cilat janë frikërat më të zakonshme të të dyja gjinive, që nuk guxojnë t’i ndajnë me tjetrin. Në studim kanë marrë pjesë rreth 2000 persona nga Evropa dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse për meshkujt frika më e madhe është marrje e ndonjë sëmundjeje seksualisht të transmetueshme, për femrat frika numër një është që partneri të refuzojë të vendosë mjet mbrojtës. Edhe te femrat, dhe te meshkujt ekziston stresi se mos prezervativi çahet dhe mund të sjellë shtatzëni të padëshiruar. Ka edhe nga ata që nuk ndihen të sigurt në lidhje me trupin e tyre dhe kanë frikë se partneri nuk i pëlqen kur t’i shohë tërësisht zhveshur. Femrat gjithashtu kanë frikë mos në krah kanë një partner që nuk do t’i dëgjojë kur të thonë mjaft, si dhe kanë frikë nga mungesa e orgazmës. Të renditura me pika, ja frikërat e femrave dhe ato të meshkujve:
Frikërat e meshkujve:
1. Partnerja mund të ketë sëmundje seksualisht të transmetueshme.
2. Partnerja nuk do arrijë dot orgazmën dhe nuk do kënaqet.
3. Prezervativi mund të çahet dhe mund të sjellë shtatzëni të padëshirueshme.
4. Ejakulimi mund të ndodhë shpejt.
5. Partnerja nuk mund ta pëlqejnë trupin e tyre.
6. Nuk do jenë në gjendje të bëjnë atë që duhet.
7. Do jenë të “keq” në shtrat.
8. Partneres mund t’i duket organi i vogël.
9. Partneres mund t’i duken pa eksperiencë.
10. Partnerja nuk do sillet mirë pas seksit.

Frikërat e
femrave:
1. Partneri nuk do të dojë të përdorë prezervativ.
2. Partneri mund të ketë sëmundje seksualisht të transmetueshme.
3. Prezervativi mund të çahet dhe mund të sjellë shtatzëni të padëshirue-shme.
4. Partneri nuk mund ta pëlqejnë trupin e tyre.
5. Partneri nuk do pranojë një “jo” si përgjigje.
6. Partneri mund të dojë të bëjë diçka me të cilën ju nuk ndiheni rehat.
7. Gjatë seksit mund të ndodhë ndonjë gjë e padë-shiruar me trupin e tyre.
8. Partneri nuk do arrijë në orgazëm dhe nuk do kënaqet.
9. Ato vetë nuk do kenë orgazëm dhe nuk do kënaqen.
10. Nuk do jenë të mira në shtrat.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb