Prestigjiozja Huffington Post me anë të një shkrimi të Luke Coffey vë në dukje politizimin e zyrtarëve amerikanë dhe merr si shembull Shqipërinë, atje ku ambasada është akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme, siç theksohet në shkrim. “Disa nga akuzat bëhen për marrëveshje të fshehta të Ambasadës me grupe të majtë si Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Fondacioni për Shoqëri të Hapur është një rrjet organizatash joqeveritare i George Sorosit, i cili promovon nëpër botë ideologjinë “përparimtare” të miliarderit, që është shpesh jomiqësore me interesat amerikanë. Axhenda “përparimtare” e Fondacionit për Shoqëri të Hapur është shpesh e shurdhër karshi ndjesive lokale – religjioze e kulturore – veçanërisht në vende si Ballkani”, thekson gazeta.

Duke folur për përplasjen mes ambasadorit Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Lalla, Huffington Post thekson se DASH duhet të rishohë pozicion e disa ambasadorëve në Ballkan që janë jashtë linjës së qëndrimit të administratës së re për politikën e jashtme. “Ndaj është jetësore që të ketë ambasadorë që e pranojnë këtë dhe nuk notojnë në ujërat shpesh të turbullt të politikave të brendshme e partizane”,- theksohet në shkrim ndër të tjera.

Nga: Luke Coffey
Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson është një individ me shumë arritje. Si President i “ExxonMobil”, ai drejtoi kompaninë më të madhe në botë të naftës dhe gazit, me të ardhura vjetore 270 miliardë dollarë, ose e thënë ndryshe pothuajse sa ekonomia e përgjithshme e Pakistanit. Duke qenë se ka punuar dhe jetuar në vende nga Jemeni e deri në Rusi, dhe shumë vende të tjera midis, ai është ndoshta një nga veprimtarët gjeopolitikë më të aftë, që të jetë në krye të këtij posti politik.

Megjithatë, një gjë është e sigurt: Tillerson ka një betejë të vështirë përpara. Përpara rrugës së tij të zbatimit të politikës së jashtme të SHBA-ve qëndron pika e bojës diplomatike e formësuar gjatë viteve të Obamës dhe tashmë e ngecur në rrugën e tij, që i referohen si Dega e Katërt e Qeverisë (Fourth Branch of Government).

Por mos u gaboni; ka disa punonjës të shërbimit civil të karrierës që punojnë në interes të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, pavarësisht se cila parti politike ka pushtetin në Shtëpinë e bardhë. Ndërkohë, shumë zyrtarë janë politizuar me shumë që anojnë mbështetjen e tyre drejt Demokratëve. Sipas një hulumtimi të kryer nga “The Hill”, rreth 95% e kontributeve politike nga punonjës federalë i shkuan Demokrates Hillary Clinton gjatë garës presidenciale. Disa zyrtarë të karrierës madje janë betuar t’i “rezistojnë” administratës së re. Ky do të jetë një problem për administratën e re.
Fatkeqësisht, aktivizimi politik i Departamentit të Shtetit shtrihet përtej “Foggy Bottom” (zonë në Uashington ku ndodhet Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe shtrihet në rrjetit botëror të ambasadave dhe misionet tek organizata ndërkombëtare.

Një shembull i dukshëm i kësaj është Ballkani.

Në muajt e fundit Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri është akuzuar se ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit. Disa nga akuzat kanë të bëjnë me një marrëveshje të fshehtë të supozuar midis Ambasadës Amerikane dhe grupeve të kahut të majtë si Fondacioni Shoqëri e Hapur. Fondacioni Shoqëri e Hapur është një rrejt i George Sorros i organizatave joqeveritare që promovon në mbarë botën ideologjinë “progresiste” të miliarderit, që është shpesh jomiqësore ndaj interesave të SHBA-ve. Agjenda “progresiste” e Fondacionit Shoqëri e Hapur shpesh nuk i merr parasysh ndjeshmëritë vendore, si fetare ashtu edhe kulturore, në veçanti në vende si Ballkani.

Edhe pse një aleate e rëndësishme në NATO, Shqipëria përballet me shumë sfida. Një reformë e debatueshme e sistemit të saj të gjyqësorit miratua së fundmi në parlament. Nuk kishte konsensus kombëtar pasi Parti Demokratike në opozitë, e kryesuar nga Lulzim Basha, bojkotoi votën pasi ndjeu se shqetësimet e veta për legjislacionin po shpërfilleshin. Për vite, projektet e USAID të përqendruara në reformën në drejtësi u financuan, në disa pjesë, nga Fondacioni Shoqëria e Hapur. Ndërhyrja e George Sorros në Shqipëri nuk është diçka e re. Kryeministri Edi Rama, një socialist, madje mori pjesë në martesën e Soros. Kur Hillary Clinton kryesonte Departamentin e Shtetit, Soros komunikonte drejtpërdrejt me atë dhe stafin e saj për të ndihmuar të promovojë agjendën e tij në Shqipëri.

Ambasadori Amerikan në Shqipëri, Donald Lu, së fundmi dhe shumë publikisht akuzoi Kryeprokurorin e Shqipërisë, Z. Adriatik Llalla, për pengim të reformës në gjyqësor në vend. Kjo ka shkaktuar indinjatë në Shqipëri. Z. Llalla u shkroi si Presidentit Bujar Nishani ashtu edhe Kreut të Kuvendit Ilir Meta për t’u ankuar për sjelljen e ambasadorit. Z Llalla pretendon në letrën e tij se Ambasadori Lu e ka kërcënuar atë. Në letër shkruhet:

“Në komunikime zyrtare dhe jozyrtare, Ambasadori Lu ia ka bërë të qartë Prokurorit Llalla se nëse ai nuk do të mbështesë publikisht ndryshimet në ligj, do të rezultojë në pasoja personale dhe institucionale

Çfarë rrëmuje diplomatike!

Kjo vjen pasi Ambasada Amerikane së fundmi u refuzoi viza 70 prokurorëve dhe gjykatësve të lidhur me partinë opozitare (asnjë vizë nuk u revokua për Partinë Socialiste në pushtet). Të dy incidentet mund të interpretohen si ndërhyrje të njëanshme nga Ambasada Amerikane, si paraprirje e një përpjekje madhore si “vetting-u” në proces e sipër për anëtarë të sistemit gjyqësor të vendit. Kjo e ka bërë polarizimin politik në vend edhe më keq.

Ndërhyra në çështje të brendshme të aleatëve të Amerikës nuk është keq vetëm për SHBA-të, por në të kundërt të frymës dhe letrës se Konventës mbi Marrëdhëniet Diplomatike të Vjenës të vitin 1961. Neni 41 i konventës thekson se diplomatët kanë “një detyrim për të mos ndërhyrë në çështjet e brendshme të atij shteti”

Aktivizmi politik brenda holleve të Foggy Bottom është mjaftueshëm keq, kur zgjerohet tek ambasadat e Amerikës mund të bëhet shpejt i dëmshëm në mbarëvajtjen e marrëdhënieve të jashtme të SHBA-ve. Detyra e diplomatëve duhet të jetë që të përparoje interesat kombëtare të SHBA-ve dhe jo interesat e ngushta politike të një partie politike apo organizate joqeveritare.

Ndryshimi i mendësisë brenda departamentit të Shtetit do të jetë një proces i ngadalshëm dhe i ngadalshëm, si të kthesh një çisternë të madhe nafte në Bosfor. Ndërsa Tillerson fillon të pastrojë stallat e mbretit Avgjia (një nga 12 bëmat Herkulit, metaforë e vështirësisë) të Departamentit të Shtetit, ia vlen të shqyrtohet nëse disa ambasadorë karriere janë jashtë linje me përqasjen e politikës së jashtme të administratës së re. Ka shumë individë me përvojë dhe të aftë, që janë të zotë të përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara, të cilët mund t’i mbushin lehtësisht këto poste. Kjo është një praktikë e zakonshme për postet e mëdha diplomatike të Londrës, Berlinit dhe Moskës, ndër të tjera. Kjo praktikë duhet të konsiderohet gjithashtu edhe për aleate me të vegjël, duke përfshirë Ballkanin.

Një nga fokuset kryesorë të Administratës Trump ka qenë kjo dëshirë për të rindërtuar marrëdhënie, të cilat kanë qenë të tendosura, për pasojë të politikave të 8 viteve të kaluara. SHBA-të kanë nevojë për miq dhe aleatë. SHBA-të duhet gjithashtu të çojnë përpara interesat e veta. Ja pse është jetike të kesh ambasadorë që e njohin këtë dhe nuk notojnë në ujërat e turbullta të politikave të brendshme dhe të njëanshme.
(Perktheu: Ilir Sinanaj)
*Autori është Drejtor i Qendrës për Politikën e Huaj në Heritage Foundation.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: