NGA: ORNELA MANJANI*
Ministria e Financave publikon listën me 960 trashëgimtarët e ish-të dënuarve polikë që përfitojnë dëmshpërblim, por duhet të plotësojnë dokumentacionin për të marrë paratë. Dokumentet që duhet të dorëzohen janë: një akt trashëgimie, certifikatë vdekjeje e të dënuarit, certifikatë trungu e të dënuarit, numër llogarie bankare aktive për çdo përfitues ose prokure dhe dokument identifikimi për përfituesit. Ministria e Financave bën të ditur se, “në rastet kur ish-i përndjekuri nuk jeton më, një dosje quhet e rregullt dhe e gatshme për t’u paguar, vetëm atëherë kur të gjithë trashëgimtarët pa përjashtim do të kenë dorëzuar (postuar) dokumentacionin e përmendur më lart për të gjitha rastet e trashëgimisë. Në të kundërt, askush nuk mund të paguhet i veçantë, derisa i gjithë dokumentacioni i dosjes të jetë i plotë për të gjithë”.

Buxheti
Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë nga regjimi komunist është ndarë në mënyrë proporcionale, në një raport prej 70 për qind për të gjitha kategoritë e subjekteve përfituese parësore dhe 30 për qind për trashëgimtarët e ish-të dënuarve. Nga viti 2007 deri 2013 janë paguar ata ish-të dënuar, të cilët jetojnë si dhe trashëgimtarët për këstin e tyre të parë dhe një pjesë e kësteve të dyta me një shumë totale prej 9.39 miliardë lekësh dhe me një përqindje realizimi mesatarisht 84.83%. Gjatë vitit 2014 janë paguar gjithsej për këst të parë rreth 1,374 përfitues me një shumë totale prej 275 milionë lekësh. Me ndryshimin e ligjit në vitin 2014, iu dha përparësi atyre ish-të dënuarve që janë gjallë si dhe atyre të cilët kanë vdekur, por që në momentin e daljes së ligjit kanë pasur fëmijë të mitur nën 18 vjeç. Janë paguar në total për të dyja kategoritë me një përqindje realizimi në masën 98%. Për vitin 2015 është ezauruar pjesa më e madhe e fondit, ndërsa për këtë vit po vijon pagesa me përparësi për kategorinë parësore.

Dokumentet për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve që nuk jetojnë më:
•Akt trashëgimie.
•Certifikatë vdekjeje e të dënuarit.
•Certifikatë trungu e të dënuarit.
•Numër llogarie bankare aktive për çdo përfitues ose prokurë.
•Dokument identifikimi për përfituesit.
c) Në qoftë se një ose disa nga trashëgimtarët e radhës së parë nuk jetojnë më, atëherë njëri nga trashëgimtarët në marrëveshje do të postojë me të njëjtën adresë si në paragrafin e parë dokumentet e mëposhtme:

1. Akt noterial trashëgimie për çdo trashëgimtar të radhës së parë që nuk jeton më.
2. Certifikatë vdekjeje për çdo trashëgimtar të radhës së parë që nuk jeton më.
3. Certifikatë të trungut familjar të çdo trashëgimtari të radhës së parë që nuk jeton më.
4. Numër llogarie aktive bankare për të gjithë trashëgimtarët e trashëgimtarëve të radhës së parë që nuk jetojnë më.
5. Fotokopje të Kartës së Identitetit apo Pasaportës së çdo trashëgimtari që vjen nga trashëgimtarët e radhës së parë, që i lind e drejta për dëmshpërblim.
d) Nëse njëri ose disa trashëgimtarët e radhës së dytë nuk jeton më, e drejta e tyre për dëmshpërblim në bazë të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007 (ndryshuar me ligjin nr. 10 111, datë 2.4.2009) nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, llogaritja e pjesës takuese të këstit bëhet mbi bazën e trashëgimtarëve që janë gjallë. Nga ana e trashëgimtarëve që jetojnë në marrëveshje paraqesin certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit që nuk jeton, të cilën e postojnë së bashku me numrin e dosjes në adresën sipas paragrafit të parë të këtij sqarimi.
(Listen me emra mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare ne print)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: