ITALI – Një 23-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur mesditën e sotme, në banesën e tij në Itali. Sipas mediave të shtetit fqinj, i riu me iniciale L.B, qëndronte në arrest shtëpie, pasi akuzohej për përndjekjen e ish-të dashurës së tij, por është gjetur i vrarë brenda banesës, në provincën Bra në Cuneo.

Alarmi është dhënë nga familjarët e të riut, emigrantë shqiptarë me dokumente te rregullta në Itali, të cilët lajmëruan policinë, pasi i biri nuk hapte derën e apartamentit dhe as telefonin.
Karabinierët ndërhynë duke u futur me forcë në banesë, ku gjetën trupin e pajetë të 23-vjeçarit.

Sipas hetuesve italianë, të gjitha pistat nuk përjashtohen, por më e besueshmja mbetet ajo e vrasjes.

I riu shqiptar ishte një emër i njohur për policinë italiane, pasi kishte precedentë për shpërndarje droge dhe përndjekje. Kohët e fundit ai qëndronte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi, pasi kishte kërcënuar dhe përndjekur ish-të dashurën e tij italiane.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb