“Kalaja e Lezhës. Po hajdutët nuk kanë faj?!” pyet në një shkrim specialisti i monumneteve dhe autori i botimit “5000 Vjet fortifikime” Gjerak Karaiskaj, duke nënvizuar më tej se “nuk kam mbajtur dhe as kam për të mbajtur kurrë asnjë anë përveçse anën e së drejtës”.

“Këtë radhë po them mendimin tim të plotë lidhur me kalanë e Lezhës. I kam ndjekur të gjitha prononcimet pro e kundra. Kam vënë re se akuzohet pala që kërkon drejtësi dhe jo pala që e ka për detyre të japë drejtësi dhe aq më pak, ata që e shkaktuan dëmin, të cilët në vend që të penalizoheshin për demin që shkaktuan , patën vetëm përfitime, si pshgrada shkencore dhe administrative. Për momentin, (meqënëse nga sa thonë politikanët, gjykatës i duhen në rastin më të mire 5 vjet të reformohet) e rëndësishme është që në kalanë e Lezhës të mos bëhet asnjë ndertim brenda këtyre 5 vjetëve”, shprehet Karaiskaj.

Ai kujton se thonë që ministria ka thënë që nuk do të lejojë asnjë ndërtim në akropolin e Lezhës, por ata njerëz që thonë ketë, kërkojnë largimin e ministres. Sipas tij, kjo është një shkelje e llogjikës formale.

“Deri tani kemi të bëjmë me një dëm hipotetik ndërkohë që dëmi real është bërë prej kohesh dhe po shkon drejt zgjerimit të tij”, shprehet ish-drejtori i IMK-së, duke shtuar se “për këtë ka përgjegjesi Bashkia Lezhës e cila lejoi ndërtimet që kanë mbushur kalanë mbi rrënojat antike duke sjellë dëme të barabarta me dëmin që do të bëhej në akropol. Në vend që bashkia të pastrojë kalanë nga ndërtimet abuzive, i dërgon edhe ujin që të vadisin kopshtet mbi gërmadhat antike duke shkaktuar edhe një dëm tjetër nga hapja e kanaleve për vendosjen e tubacioneve. Ata që lejojnë ndërtime pa leje, ata që hapin kanale, ata që firmosin për komplekse turistike… nuk paskan faj ???!!!”, e mbyll reagimin e tij Karaiskaj.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: